MOTO GP/ Portugezi dhuron magji mes shiut, kampioni në fuqi rikthehet në podium (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 10:59

MOTO GP/ Portugezi dhuron magji mes shiut, kampioni në fuqi rikthehet në podium (VIDEO)

MotoGP ka dhuruar sërish shumë emocione dhe surpriza në garën e dytë të këtij sezoni, e cila u fitua nga portugezi Migel Oliveira.

motogp

Portugezi bëri një garë fantastike në çmimin e madh të Indonezisë, duke mos e lënë dyshen franceze, Kuartararo-Zarko që ta parakalonin.

Për Kuartararon është podiumi i parë në këtë sezon dhe nga këtu po mendon për kthesën që të arrij dhe një herë suksesin e sezonit të shkuar.

Renditja e përgjithshme kryesohet nga Enea Bastianini me 30 pikë, i cili ndodhet dy pikë më shumë se Bred Binder dhe 3 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Fabio Kuartararo.

renditja motogp

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"