MOTO GP/ Markez një “kanibal”, fluturon edhe në Japoni. Rosi garë për t’u harruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 10:10

MOTO GP/ Markez një “kanibal”, fluturon edhe në Japoni. Rosi garë për t’u harruar

Mark Markez triumfon edhe në Çmimin e Madh të Japonisë, duke arritur kështu suksesin e dhjetë këtë sezon në Moto GP, i katërti radhazi.

markez

Piloti i Hondës, dominoi totalisht garën në Motexhi, teksa u nis edhe nga vendi i parë, duke u shkëputur nga rivalët. Pas tij, e mbylli Kuartararo me Jamaha Petronas, ndërsa podiumi u plotësua nga Dukati, me një paraqitje mjaft të mirë të Doviciozos. Një tjetër garë për t’u harruar për Valentino Rosin, që i rrëzua katër xhiro nga fundi.

Tashmë i shpallur kampion bote, Markez kryeson renditjen me 350 pikë, ndërkohë ndjekin Doviciozo dhe Rinz.

gg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"