MOTO GP/ Markez ndez motorët, zbret përsëri në pistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2022 | 17:09

MOTO GP/ Markez ndez motorët, zbret përsëri në pistë

Rrëzimi i frikshëm që pësoi në Indonezi, bëri që Mark Markez të humbiste garën pasardhëse, Çmimin e Madh të Argjentinës.

markez

Trauma e pësuar pas përplasjes në asfalt teksa drejtonte me 180 km/h, i riktheu pilotit të Hondës problemin me diplopinë, duke dëmtuar një nerv të syrit, gjë që i shkakton shikim të dyfishtë.

Por pas kontrolleve të vazhdueshme mjekësore, gjendja shëndetësore e tetë herë kampionit të botës ka pasur përmirësim dhe Markezi as që e çon në ndër mend që të dorëzohet, duke mos e ndalur për asnjë moment stërvitjen. Madje, tashmë ka ardhur momenti që të zbresë edhe në pistë.

Spanjolli i Hondës dje është ngjitur në motorin CBR 600 për të bërë disa teste, imazhe të cilat i kanë postuar në rrjetet sociale, si piloti, gjithashtu edhe skuadra. Markez ka në fokus garën e 10 prillit në Teksas, cirkuit ku ka triumfuar gjashtë herë radhazi duke nisur që nga viti 2013 deri në 2018-ën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"