MOTO GP/ Kuartararo triumfon në pistën e Asen dhe konfirmohet si numri një, ndërsa Valentino Rosi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2021 | 16:36

MOTO GP/ Kuartararo triumfon në pistën e Asen dhe konfirmohet si numri një, ndërsa Valentino Rosi…

Fabio Kuartararo është shpallur fituesi i Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP. Francezi i skuaderisë Jamaha ka dominuar në pistën e Asenit duke përforcuar edhe një herë lidershipin e tij, ku komandon me 34 pikë më shumë se Zarko.

KUARTARARO 1

Një garë perfektë kjo për Jamahën ku i dyti u rendit Maverik Vinjales. Mark Markez i cili është dhe tetë herë kampion i Botës, e përfundoi këtë garë në vendin e shtatë. Renditja e përgjithshme në pistën e Asenit në Holandë ishte me Kuartararon fitues, i ndjekur nga Vinjales dhe podiumin e mbyll Mir. Sakaq vlen të theksohet se Valentino Rosi është rrëzuar me motorin e tij në xhiron e katërt.

Në vendin e katërt është Zarko në të pestin Oliveira dhe në të gjashtin Banjaia. Mark Markez renditet i shtati dhe Espargaro në vendin e tetë. Nakagami dhe Pol Espargaro e mbyll 10-shen e klasifikimit.

RENDITJA E PLOTË NË PISTËN E ASEN –

MO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"