MOTO GP/ Kuartararo dominon në Portimao, Markez rikthehet me vend të shtatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 9:49

MOTO GP/ Kuartararo dominon në Portimao, Markez rikthehet me vend të shtatë

Fabio Kuartararo siguroi fitoren në Çmimin e Madh të Portugalisë, në garën e tretë sezonale në Moto GP. Piloti i “Yamaha”-s e preu i shkëputur vijën e finishit, duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë një garë fantastike të startuar nga “pole position”.

KUARTARARO 1

Në vend të dytë u rendit Françesko Banjaia i Dukatit, ndërsa në shkallën e tretë të podiumit u ngjit kampioni në fuqi i botës, Joan Mir. Një sukses që nuk u vendos për asnjë moment në diskutim për Kuartararon, pas rrëzimit të Rins shtatë xhiro nga fundi. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për francezin, që tashmë i konsolidon edhe më tepër pozitat në krye të renditjes. Me shumë interes pritej rikthimi në pistë pas 9 muajve i Mark Markezit.

Tetë herë kampioni i botës e startoi garën nga vendi i gjashtë, por nuk mundi të shkonte më shumë se pozicioni i shtatë në garë. Ndërkohë për Velentino Rosin shënohet një tjetër garë për t’u harruar, teksa italiani u nis nga vendi i 17-të, por nuk e mbylli dot garën. Ndalesa e radhës në Moto GP do të jetë më 2 maj në Herez.

MOTO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"