MOTO GP/ Kampioni i Botës në fuqi kthehet te fitorja, Kuartararo merr kreun e renditjes pas një super gare në Portugali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2022 | 20:17

MOTO GP/ Kampioni i Botës në fuqi kthehet te fitorja, Kuartararo merr kreun e renditjes pas një super gare në Portugali

Fabio Kuartararo ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Portugalisë, duke marrë kështu dhe kreun e renditjes të sezonit.

kuartararo

Francezi dhuroi spektakël duke fituar kështu garën e parë që pas gushtit të kaluar në Çmimin e Madh të “Silverstone”.

Në vendin e dytë u rendit Johan Zarko, një tjetër francez dhe podiumin e mbylli spanjolli Aleiks Espargaro.

Spanjolli Mark Markez u rendit në vendin e 6-të duke grumbulluar 10 pikë, por që nuk e ndihmojnë shumë në garën për t’u shpallur kampion edhe pse sezoni është ende shumë i gjatë.

RENDITJA:

21

renduitja e plote

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"