“Motivohem nga eksperienca me Vllazninë”, Sise: Dua trofe me shkodranët, goli im do të vijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 12:12

“Motivohem nga eksperienca me Vllazninë”, Sise: Dua trofe me shkodranët, goli im do të vijë

Në prag të sfidës ndaj Laçit e vlefshme për fayën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, sulmuesi afrikan i Vllaznisë, Salim Sise ka folur në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, që është e programuar të luhet nesѱr me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”:

sise

Eksperienca tek Vllaznia – “Është një eksperiencë e re për mua, kam luajtur në disa liga të ndryshme, si në Greqi, Rumani e Portugali. Jam këtu prej gati tre muajsh dhe nuk është keq këtu. Unë motivohem nga kjo eksperiencë.”

Besimi i trajnerit – “Jam i lumtur që trajneri po më beson, ai po na mbështet në stërvitje. Minutat më motivojnë, sado të jenë ato. Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën time në fushë.”

Trofe dhe gola me Vllazninë – “Një trofe te Vllaznia do të ishte perfekt. Ne kemi këtë mundësi dhe do të mundohemi, çdo lojtarë ëndërron të fitojë trofe. Unë dua të shënoj gola si sulmues që jam, por së pari dua të ndihmoj ekipin. Goli do të vijë.”

A do shënoj nesër – Nuk mund të them se do të shënoj, por do të luftoj që ta bëj diçka të tillë. Nuk varet nga unë, por si besimtar shpresoj të realizoj. Objektivi im ai është. Shpresoj të shënoj nëse luaj.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"