Moti kushtëzon sfidat e sotme, të gjithë hedhin sytë nga… qielli  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 11:12

Moti kushtëzon sfidat e sotme, të gjithë hedhin sytë nga… qielli  

Në Tiranë, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër do të zhvillohen sot katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sipas shërbimit meteorologjik shqiptar pritet që në tri qytete të ketë jo vetëm reshje shiu, por edhe dëbore.

27868133_1362285407250136_1933682807477786381_n

Në orën 14:00, kur nis takimi Luftëtari-Laçi, qielli në Gjirokastër parashikohet të jetë gjithë kohën me re dhe, përveç shiut, pritet që deri në orën 4 të ketë edhe dëborë.

Temperaturat do të variojnë nga -1 deri në 4 gradë. Në orarin e ndeshjes Kukësi-Tirana priten reshje dëbore, teksa temperatura më e lartë do të shkojë -1 gradë.

ET-470x382

Në Tiranë, në orën 17:00, kur dhe luhet Partizani-Flamurtari, koha parashikohet e paqëndrueshme. Do të ketë erëra të forta deri në 23 kilometra në orë, teksa priten reshje të dënuara shiu.

Ndërsa në Korçë nuk parashikohen reshje dëbore në orën 17:00. Temperaturat në orarin e ndeshjes do të jenë 2 deri 5 gradë

ggh

FUSHAT PROBLEM -Ndeshjet e sotme, të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, janë të kushtëzuara edhe prej motit jo të mirë që po shoqëron vendin në dy ditët e fundit.

fusha ne kukes bore

Gjatë së martës ka pasur reshje të dendura shiu thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kukësi ka qenë i mbuluar nga dëbora, por punonjësit e stadiumit “Zeqir Ymeri” kanë marrë menjëherë masa, duke pastruar fushën në kohë rekord për stërvitjen e fundit të skuadrës.

Edhe sot parashikohen reshje bore dhe klubi është në gatishmëri për pastrimin e fushës. Në Gjirokastër problem më i madh është intensiteti i reshjeve. Edhe pse fusha ka parametra të shkëlqyer, frika mbetet për ditën e sotme në orën 14:00. Nuk përjashtohet mundësia që Luftëtari-Laçi të jetë në rrezik për t’u zhvilluar prej shirave të rënduar.

Fusha ne Vlore

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Partizani-Flamurtari. “Selman Stërmasi” është në një gjendje jo të mirë pas zhvillimit të dy ndeshjeve radhazi të premten dhe të shtunën. Gjithçka mbetet për t’u parë sot, në orën 17:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"