Moti i keq rrezikon Superkupën? Kukësi: S’na ndal as shiu (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 17:43

Moti i keq rrezikon Superkupën? Kukësi: S’na ndal as shiu (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që ranë pasditen e së mërkurës në Tiranë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe përmbytje në disa rrugë dhe sheshe.

13043246_1026185430752511_5769530303519294110_nSituata e rënduar pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Kukësit, takim i vlefshëm për Superkupën e Shqipërisë.

Ndeshja do të luhet sot në mbrëmje (ora 20:00) në “Selman Stërmasi”.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nëse impianti në kryeqytet është prekur aq sa për të vënë në pikëpytje zhvillimin e ndeshjes, por verilindorët duken të vendosur drejt kësaj sfide duke thënë se nuk i ndal as shiu.

14021707_10154066166528371_6194016899109010322_n

“F.K. Kukësi – Skënderbeu, ora 20:00, stadiumi “Selman Stërmasi”. Drejt trofeut të radhës, nuk na ndal asgjë, as shiu. Më të bashkuar se kurrë!”,-shkruhe faqen e klubit në rrjetin social “Facebook”.

14051608_10154066161888371_6913127934064325802_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"