Moti i keq prek edhe futbollin, dëbora shtyn përgatitjet e Naftëtarit dhe Domosdovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2017 | 14:22

Moti i keq prek edhe futbollin, dëbora shtyn përgatitjet e Naftëtarit dhe Domosdovës

Naftëtari

Në kampin kuçovar nuk kanë filluar akoma përgatitjet për fazën e dytë. Në realitet ishte parashikuar data 5 janar si rifillimi i procesit stërvitor, por me sa duket përkeqësimi i kushteve atmosferike i ditëve të fundit ka ndikuar në shtyrjen e fillimit të stërvitjes.

naftetari

Në varësi të përmirësimit të kushteve atmosferike, drejtuesit kuçovarë kanë vendosur shtyrjen e fillimit të përgatitjeve për fazën e dytë. Kujtojmë se kuçovarët e kanë ndërprerë procesin disa ditë pas ndeshjes së fundit të fazës së parë ndaj Orikumit, saktësisht më 24 dhjetor të vitit të kaluar. Momentalisht nuk ka ndryshime për sa i përket grupit.

ARBEN ÇEPANI

Domosdova

Dëbora dhe i ftohti shtyn edhe për disa ditë startin e përgatitjeve te Domosdova. Qyteti i Prrenjasit është zbardhur këto ditë nga dëbora duke e bërë të pamundur daljen në stërvitje të lojtarëve dhe stafit. Ndërkohë që për disa ditë dëbora dhe acari do të penalizojë punën që pritej të niste në stadiumin qytetit i parashikuar të jetë gati në shkurt, atëherë kur edhe fillon faza e dytë.

domosdova

E vetmja punë që ngelet për t’u bërë është në letër për të planifikuar dhe piketuar afrimet dhe largimet e mundshme. Pritet që në fazën e dytë ekipi të pësojë ndryshime dhe të fuqizohet sa më shumë për të përballuar garën.

LEDION QOSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"