Mot i ftohtë gjatë ndeshjes, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve ndeshjen Kukësi-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 15:55

Mot i ftohtë gjatë ndeshjes, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve ndeshjen Kukësi-Vllaznia

Kukësi-Vllaznia do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Kompanitë e basteve në botë konsiderojnë favorite për të fituar ndeshjen skuadrën shkodrane.

Vllaznia vs Kukesi

Triumfi i mundshëm i kuqebluve kuotohet me 2.15, ndërsa një barazim ka koeficientin 3.20. Fitorja e Kukësit llogaritet me 3.10.

Ndërkohë, në orarin e takimit do të ketë mot të ftohtë dhe temperatura do të regjistrohet 1 gradë. Parashikohen vranësira të lehta, ndërsa lagështia e ajrit do të jetë 61%.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"