Mosmarrëveshje mes Sanesë dhe trajnerit? Flet Kahn: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 9:33

Mosmarrëveshje mes Sanesë dhe trajnerit? Flet Kahn: Ja e vërteta

Një nga drejtuesit kryesorë të skuadrës së Bajernit, Oliver Kahn, e ka quajtur të tepërt faktin që mediat po merren kaq shumë me çështjen e Leroi Sanesë. Sipas ish-kapiteni bavarez, këto janë gjëra normale në futboll dhe ai që ka luajtur e di që këto kanë ekzistuar edhe në të shkuarën.

SANEAPjpg

“Mendoj që po fryhet shumë kjo çështje. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit. Ne jemi të lumtur që Leroi është pjesë jona, e kemi blerë pasi besojmë se me aftësitë e tij ai do të na ndihmojë për të arritur objektivat tanë.

Ai është një djalosh shumë i mirë dhe atë çfarë ndodhi në Leverkusen e ka lënë pas krahëve”, tha Kahn për “Tz”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"