MOSHAT U19/ Vllaznia gjunjëzon bardheblutë, ja rezultatet e plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 23:14

MOSHAT U19/ Vllaznia gjunjëzon bardheblutë, ja rezultatet e plota

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

takimi

Tirana thyhet në Shkodër pas 16 javësh

vllazniaiiiiii

U deshën të zhvillohen 16 ndeshje që Tirana kryesuese e Grupit A të mposhtet në kampionatin U-19. Me dy gola të shënuar që në pjesën e parë, Vllaznia ia ka dalë të fitojë me rezultatin 2-0, duke marrë një trepikësh të rëndësishëm ndaj bardhebluve. Në ndeshjen e luajtur dje në “Reshit Rusi”, ekipi shkodran bëri diferencën ndaj bardhebluve, që treguan shenja lodhjeje prej kalendarit të ngjeshur që kanë pasur.

Edhe pse me disa mungesa të rëndësishme në formacion për dëmtime, si dhe sulmuesit Nikaj i pezulluar për kartonë, Vllaznia sërish ia doli. Në fillim mendohej se edhe barazimi do të ishte një rezultat i mirë për kuqeblutë, por në fund fitorja u meritua plotësisht nga skuadra e trajnerit Zmijani. Goli i avantazhit u shënua nga sulmuesi Angjelo Radovani në minutën e 13-të, ndërsa për të vulosur fitoren ka menduar Eraldo Deda pesë minuta para fundit të pjesës së parë. Në të dytën, pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve, nuk ka pasur gol tjetër. Admir Uruçi

Përmbysje e Flamurtarit

flamurtari

Flamurtari ka mposhtur Shkëndijën e Tiranës me rezultatin 2-1. Ndeshja ishte deri diku e balancuar. Pjesa e parë shënoi disa raste të shpërdoruara, kryesisht nga vlonjatët. Golat erdhën vetëm në pjesën e dytë, kur fillimisht shënoi Qosja për miqtë. Mirëpo, reagimi i Flamurtarit ishte i menjëhershëm duke realizuar me Kadriajn dhe Dulen. Enriko Gabaj

Apolonia fundos Besën

apolonia

Apolonia po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin U-19. “Viktima” e radhës për të rinjtë fierakë ka qenë Besa, teksa u shënuan plot pesë gola. Që në minutën e 3-të ishte Kananaj që ktheu në gol një 11-metërsh. Më pas Krasniqi dyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll 2-0. Në pjesën e dytë bëri dopietë Sota, ndërsa Moçka vulosi fitoren. Bujar Rama

Duka nderon Teutën

teuta elbasan

Teuta nuk ndalet as në Elbasan, duke fituar minimalisht 0-1 ndaj verdhebluve me golin e Dukës në pjesën e parë. Përballja ka qenë e fortë dhe e rivalizuar deri në sekondën e fundit, me vendësit që kanë shpresuar te barazimi, por pa ia dalë. Kjo fitore i mban durrsakët në vendin e parë, ndërsa Elbasani rrezikon në zonën e ftohtë. Abdulla Dushku

Pogradeci gjen fitoren

pogradeci

Një ndeshje e luftuar, e bukur, me kartonë dhe sulme nga të dyja ekipet, por në fund trepikëshi i takon Pogradecit. Pas shume tentativash për gol nga të dyja skuadrat, është Maxhari që shënon në minutën e 62-të. Kaq i duhej Pogradecit për të rezistuar deri në fund ndaj Akademisë së Futbollit, që edhe pse u mundua të barazonte, nuk ia doli dot. Redi Dandallaku

Vendos një penallti

alban alushi

Lushnja ka mundur 1-0 Durrësin 04, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat. Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Emilio Çukani ka pasur epërsi në të dytën. Për golin e fitores ka menduar mesfushori Endi Gjyla me penallti. Me një goditje të qetë ai ka hedhur në krahun tjetër portierin, duke shënuar për 1-0. Alban Alushi

Goleadë në Elbasan

pepa oriku

Almir Merko mund i vetëm Orikun me një “poker” golash personalë, teksa Pepa fitoi me rezultatin 4-3. Miqtë shënuan me Koçajn, Mezinin dhe Binozin, por nuk i mjaftuan për të dalë me pikë nga kjo transfertë. Elbasanasit, edhe pse u gjetën në disavantazh, gjetën forcat me anë të Merkos që të shënonin katër herë për të marrë fitoren. Vladimir Mema

Internacionali shpërthen në fund

15555555

partizani
Një fitore të bukur ka marrë Internacionali, në një ndeshje pothuajse të ekuilibruar, si në raste, po ashtu edhe në lojë. Vetëm në minutat e fundit skuadra e Artur Shulkut ka prishur balancën, duke bërë dehe diferencën me dy gola ndaj Partizanit. Në fakt, ishte një lojë e shkëlqyer e Partizanit në fillimin e takimit. Ndrejaj, Qato dhe Marinaj humbën raste të pastra shënimi. Më tej, kemi Internacionalin me Osmanin në të 31-ën që rrezikon. Gjithsesi, fraksioni i parë mbyllet 0-0. Fraksioni i dytë flet më qartë për Internacionalin, ku Demollari e Mhillaj janë të shkëlqyer në kombinimet mes tyre. Vetëm në minutën e fundit do të vinte goli për vendësit. Kuka me një goditje brenda zonës nuk fal. Ndërsa në kohën shtesë, një gafë e portierit Xhameta i dhuron golin e dytë Internacionalit, sepse Mëhillaj një nga më të mirët në fushë, nuk mund ta falte atë dhuratë. Topi i gjuajtur nga portieri u përplas në trupin e Mhillajt dhe Internacionali vulosi fitoren 2-0. Abdulla Dushku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"