MOSHAT U19/ Vllaznia bën menjëherë kthesën, Flamurtari thyen Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 19:12

MOSHAT U19/ Vllaznia bën menjëherë kthesën, Flamurtari thyen Besën

Reagon Vllaznia, bën menjëherë kthesën

Vllaznia është kthyer menjëherë te fitorja pas humbjes minimale në javën e parë ndaj Shkëndijës së Tiranës. Dje skuadra shkodrane arriti të mposhtte në transfertë Internacionalin falë dy golave të Barbullushit në pjesën e parë dhe Ndrecës afër fundit të lojës. Ishte një fitore bindëse dhe shpresëdhënëse për t’u rikthyer në Vllazninë e ditëve të mira.

maxresdefault

Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund diferencën e bëri goli i shkodranëve nga Sindrit Barbullushi. Në fraksionin e dytë skuadra e Internacionalit u përpoq për të barazuar dhe krijoji disa mundësi shënimi, sidomos në minutën e 56-të me anë të Kipjon Petit dhe më pas me Dejvi Ballën.

Por, shkodranët kërkojnë sigurinë dhe goli i dytë nuk vonon, madje për nga mënyra e realizimit ishte spektakolar. Këto javë të para do t’i vlejnë Vllaznisë për t’u konsoliduar në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për të rinj, teksa do të përballet me kazakët e Astanas. Abdulla Dushku

vllaznia

Flamurtari thyen Besën

Flamurtari nuk fal në shtëpi, duke mposhtur 3-0 Besën e Kavajës. Ekipi i drejtuar nga Fjodor Xhafa ka zhvilluar një lojë racionale, teksa ka shpërthyer vetëm në pjesën e dytë. Në 45 minutat e para, kavajasit e administruan mirë lojën, në një kohë që rastet ishin sporadike. Në pjesën e dytë Aliaj, Merkaj dhe Metaj u bënë protagonistë. Olsen Llambro

flamurtari moshat

Isaku nderon Teutën

Dinamo dhe Teuta kanë zhvilluar një superndeshje në kompleksin që ndodhet në fshatin Arbanë. Skuadra durrsake ka qenë më kërkuese në pjesën e parë, ku Klejdi Isaku zgjidh shumë shpejt situatën në favor të Teutës. Blutë e kryeqytetit u munduan të barazonin, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën durrsake, por nuk ia dolën. Abdulla Dushku

dinamo

Goleadë e Luftëtarit

Festival golash në Gjirokastër, me Luftëtarin që mposht Tomorin me shifrat 6-3 në sytë e trajnerit slloven të ekipit të parë, Millosh Kostiç. Heroi për gjirokastritët ka qenë Thoma Zoi, i cili shënoi katër gola. Serinë e golave e hapi Kotoni, duke shënuar dy herë, për t’i lënë më pas radhën Zoit. Për beratasit shënoi dy supergola Kovaçi. Tomor Shehu

wdsd

 

Shkëndijës së Durrësit i mjafton Brahilika

Një fitore nga stoli për Shkëndijën e Durrësit. Brahilika i futur në pjesën e dytë u jep tri pikë të arta vendësve ndaj Elbasanit. Ndeshja u dominua nga Shkëndija, deri në momentin e golit. Bozhiqi spikati mbi të gjithë, duke bërë heroin e Elbasanit, teksa evitoi gola të sigurt. Miqtë reaguan mirë pas pësimit të golit, por fati nuk ishte me ta. Amarildo Aliaj

shkendija

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"