Moshat U19 / Partizani mund Skënderbeun, siguron finalen ndaj Vllaznisë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 14:25

Moshat U19 / Partizani mund Skënderbeun, siguron finalen ndaj Vllaznisë (Video)

Finalja e Kampionatit Kombëtar U-19 do të vendoset në ndeshjen direkte mes Vllaznisë dhe Partizanit të cilat kanë kaluar përkatësisht Flamurtarin dhe Skënderbeun për të shkuar në sfidën direkte që do të përcaktojë edhe titullin kampion.

partizani vllaznia

Fillimisht Partizani mundi me rezultatin 4-2 Skënderbeun, në një ndeshje ku iu desh të përmbyste avantazhin e korçarëve me Osmanllarin. Qorri, Vatnikaj dhe Prodani çuan shifrat në 3-1 për kryeqytetasit para se Osmanllari të ngushtonte diferencën me një tjetër gol kur mbeteshin edhe 20 minuta për t’u luajtur. Por korçarët nuk arritën të gjenin më rrugën e rrjetës dhe goli I Haxhiut në shtesën e takimit vulosi kualifikimin në finale.

Atje do të jetë përballë rivalja më e fortë që Partizani kishte në Grupin A dhe me të cilën ka dueluar gjatë të gjithë sezonit, Vllaznia. Skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri kaloi me rezultatin e pastër 3-0 Flamurtarin falë golave të Brahimit, Rajçeviç dhe Pusit. Vllaznia mbylli sezonin e rregullt me 4 pikë më shumë sesa Partizani në klasifikimin e përgjithshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"