Moshat U17/ Triumfi historik, Besa mposht Vllazninë dhe shpallet kampione e Superiores (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 18:44

Moshat U17/ Triumfi historik, Besa mposht Vllazninë dhe shpallet kampione e Superiores (Video)

Historike, 17-vjeçarët e Besës shpallen kampionë të Kategorisë Superiore teksa mposhtën Vllazninë me rezultatin 3-1, duke treguar se në Kavajë po rritet një brez i artë. Pas triumfit në Grupin B, Besa mposhti edhe kampionen e Grupit A, Vllazninë, dukee u shpallur kështu kampione për herë të parë në histori.

besa

Pas fitimit të Kupës në muajin shkurt, ky është një tjetër triumf i verdhezinjve. Meçja me dopietë dhe Krasniqi ishin autorët e golave për Besën, ndërsa për Vllazninë, golin e nderit e shënoi Mali.

besa

BESA U17 – VLLAZNIA U17 3-1

Meçja 15′, 63′, Krasniqi 70′ / Mali 80′ (p)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"