MOSHAT U-21/ 25 gola në 5 ndeshje! Dinamo dhe Tirana bëjnë goleadë, Laçi e Apolonia ia dalin në fund. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 20:38

MOSHAT U-21/ 25 gola në 5 ndeshje! Dinamo dhe Tirana bëjnë goleadë, Laçi e Apolonia ia dalin në fund. Ja rezultatet

Janë mbyllur 5 ndeshjet e Kategorisë Superiore për 21-vjeçarë, të vlefshme për javën e 4-t në këtë kampionat.

apo

Dinamo ka shpartalluar Akademinë e Futbollit, duke triumfuar me rezultatin 9-0 dhe duke shkuar kështu në kuotën e 9 pikëve.

Laçi ia ka dalë vetëm në fund ndaj Turbinës, teksa Gjonmarkaj në minutën e 89’ dhe Deliu në 94’, i dhanë fitoren kurbinasve, pasi më parë rezultati ishte ngulitur në 1-1.

Fitore me goleadë ka marrë edhe Tirana, që mposhti me rezultatin 5-0 Shënkollin, ndërsa Kukësi triumfoi 2-0 ndaj Bylisit.

Ndeshje spektakolare ishte ajo mes Apolonisë dhe Teutës, e cila u mbyll me fitoren e fierakëve 3-2.

Rezultatet:

Turbina-Laçi 1-3

Latifi 43’/ Joel 25′, Gjonmarkaj 89′, Deliu 94′

Kukësi-Bylis 2-0

Peposhi 26′, Hyderaj 80′

Dinamo-Akademia e Futbollit 9-0

Jaupaj 2′, Ortolani 6′, Mhillaj 55′, 66′, 72′, 76′, Xh Fish 59′, Mikoli 64′, Haxhillari 77′

Tirana-Shënkolli 5-0

Meculi 57′, End 63′, 76′, Avdiaj 76′

Apolonia-Teuta 3-2

Ejoh 12′, 91′, Omeri 45’/ Kapllani 9′, S. Çyrbja 50′

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"