Moshat U-19/ Vllaznia vuan por merr 3 pikët, hap fals i Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 17:28

Moshat U-19/ Vllaznia vuan por merr 3 pikët, hap fals i Shkëndijës

U luajtën këtë javë ndeshjet e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore për moshat U-19. Vllaznia fitoi në shtëpi përballë Internacionalit, ndërkohë vendi i dytë, Shkëndija, ngeci në një barazim në shtëpi përballë Kukësit. Më poshtë, të gjitha takimet e kësaj jave.

Futboll moshat

Vllaznia ka fituar me përmbysje ndaj Internacionalit. Edhe pse me shumë vështirësi, shkodranët e merituan fitoren. Në takimin e luajtur dje në “Reshit Rusi”, loja ka nisur më mirë për ekipin mik, që në minutën e katërt ka shënuar me anë të Jovanit. Një gol që ka befasuar futbollistët e Vllaznisë, të cilët pavarësisht përpjekjeve, e kanë pasur të vështirë të shkojnë te goli. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Internacionalit. Gjithsesi, në fillimin e së dytës, kuqeblutë kanë shënuar golin e barazimit me anë të kapitenit Rahova, ndërsa 10 minuta më vonë, Stafa përmbys shifrat, duke shënuar golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij. Përfundimisht 2-1 për Vllazninë, që vazhdon të kryesojë me meritë renditjen e grupit A. Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se ndaj Internacionalit shkodranët vuajtën jo pak dhe mund të kishin lënë dy pikë, nisur edhe nga nënvlerësimi që i bën kundërshtarit. Admir Uruçi

Capture10 Capture9 Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"