Moshat U-19/ Vllaznia shpërthen në Kukës, fitore edhe për Partizanin e Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2018 | 16:00

Moshat U-19/ Vllaznia shpërthen në Kukës, fitore edhe për Partizanin e Shkëndijën

U luajtën këtë javë ndeshjet e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore për moshat U-19. Vllaznia fitoi me goleadë në fushën e Kukësit, ndërsa edhe Partizani u rikthye tek fitorja. Edhe Shkëndija e Tiranës fitoi, duke ruajtur hapin e kryesuesve.

partizani u 19

Vllaznia ka shkëlqyer në Kukës, duke shënuar katër gola dhe ruajtur kreun në grupin A të kampionatit U-19. Të rinjtë shkodranë i kanë bërë një mbyllje fantastike fazës së dytë në stadiumin “Zeqir Ymeri”, duke shkëlqyer me lojë. Që në minutën e 7-të, të besuarit e Zmijanit shënuan me anë të sulmuesit Palushani. Ndërsa në fund të pjesës së parë, shkodranët do të shënonin edhe golin e dytë me anë të Lisajt. Radha ishte e Fikajt, që në fillimin e pjesës së dytë të shënonte edhe golin e tretë. Kukësi u tregua i pafuqishëm për t’i bërë ballë furisë shkodrane. Në minutat e fundit kishte vend edhe për një gol tjetër, këtë herë me autor kapitenin Rahova. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia U-19 e mbyll fazën e dytë me 43 pikë, duke lënë pas Partizanin dhe Shkëndijën, me të cilat do të luftojë deri në fund për kreun dhe natyrisht një vend në fazën “play-off”. Skerdilaid Sulozeqi

Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"