Moshat U-19/ Vllaznia shpallet kampione e grupit A, Flamurtari triumfon në grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 20:54

Moshat U-19/ Vllaznia shpallet kampione e grupit A, Flamurtari triumfon në grupin B

Vllaznia është shpallur dje ka mpione e Grupit A për Supe rioren në kampionatin U-19. Shkodranët mbyllën në mënyrën e duhur një sezon shumë të mirë, duke fituar ndaj Shkëndijës së Tiranës me rezultatin 4-3. Në fund, ekipit fitues i është dorë- zuar kupa, ndërsa lojtarët së bashku me stafin kanë festuar gjatë me njëri-tjetrin. Sot, shkodranët do të njohin edhe skuadrën që do të kenë përballë në fazën e “play-off”-it pas shortit që do të hidhet në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një sfidë e dominuar plotësisht nga Vllaznia.

vllaznia u 19

NDESHJA

Loja ka nisur e shpejtë dhe është Palushani, i cili në minutën e 3-të kalon Vllazninë në avantazh. Gruda dyfishon rezultatin në të 22-ën. Vetëm pesë minuta më vonë është Hoxha që i çon shifrat në 3-0 pas gjuajtjes së saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Në të dytën, shkodranët tolerojnë disi, duke parë edhe avantazhin e trefishtë dhe Shkëndija e Tiranës realizon tre gola me anë të Durajt, Markut dhe Lecit. Në minutën e 70-të, gjithçka është e barabartë. Pas disa rastesh, Vllaznia gjen golin e fitores në minutën e 87-të me anë të Palushanit. Vllaznia dhe Partizani janë dy skuadrat që shkojnë në “play-off”. Më poshtë, skedat e të gjitha ndeshjeve.

Capture7

ADMIR URUÇI

Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"