Moshat U-19 / Vllaznia dhe Partizani dalin blof

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2017 | 15:47

Moshat U-19 / Vllaznia dhe Partizani dalin blof

Të kuqtë e Shehut ngecin mes tensionit

Ndeshja mes të rinjve të Akademisë dhe Partizanit ka qenë mjaft e fortë, teksa në fund të kuqtë nuk kanë dalë dot me tri pikë. Të dyja skuadrat kanë luajtur për fitore, për vetë pozitat e tyre në tabelë, në një kohë që nuk ka munguar tensioni. Kulmi ka arritur në minutën e 61-të, kur trajneri Ylli Shehu është dëbuar nga pankina për protesta të vazhdueshme ndaj gjykimit.

partizani u19

Po kështu edhe kapiteni Bajramaj ka marrë kartonin e kuq pas mbarimit të ndeshjes, teksa ka ofenduar kryesorin Dorian Maletaj. Për sa u përket golave, është Basha për Akademinë që merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit të akorduar në favor të skuadrës së tij, duke mposhtur portierin Sheraj.

akademia partizani u19

Por, pas disa gjuajtjeve në portë të Qorit e Kumanovës, është i pari që arrin të barazojë me një goditje nga 18 metra distancë. Në minutat e mbetura, të kuqtë mundohen të shënojnë edhe golin e dytë, por e kanë të pamundur, pasi mbrojtja e Akademisë është në një ditë shumë të mirë.

ABDULLA DUSHKU

Përmbysje e Tiranës

Tirana triumfon me përmbysje në Lezhë ndaj Briansit. Vendësit e nisën më së miri lojën, duke shënuar me Tokrrin. Fraksioni i dytë ishte mjaft i fortë dhe Briansi rrezikoi disa herë, por pa mundur që të shënonte. Atë që nuk e bënë vendësit, ia arritën ta realizonin miqtë bardheblu, që realizuan dy gola në minutat 68 dhe 86 me Berishën dhe Topallin.

brians tirana u19

PRENG GJIKOLA

Shpërthen Dinamo

Dinamo e Olsi Ukut ka qenë e papërmbajtshme në sfidën me Shkëndijën e Durrësit. Blutë shënuan katër gola, teksa serinë e tyre e hapi Manellari në fundin e pjesës e parë. Në fraksionin e dytë vijnë dhe tre golat e tjerë me Tabakun dhe dopietën e Dacit. Loja e dinamovitëve erdhi gjithnjë në rritje, ndërsa miqtë bën rezistencë të dobët.

dinamo shkendija e durresit u19

ABDULLA DUSHKU

Besa thyen korçarët

Një gol i Mashës afër fundit i ka dhënë tri pikë Besës në përballjen ndaj Skënderbeut. Kavajasit e nisin ndeshjen me dëshirë dhe krijojnë disa raste shënimi. Më flagranti ishte ai i minutës së 42-të, kur Masha humbet 11-metërsh. Ky fakt do të godiste psikologjikisht ekipin verdhezi, por megjithatë sulmuesi korrigjoi gjithçka afër fundit.

besa skenderbeu u19

FERIZ FERIZAJ

Porto i ikën fundit

Të rinjtë e Portos likuiduan Internacionalin me tre gola. Loja ka nisur e fortë, por shumë shpejt vendësit shënuan me anë të Ndrecës. Pas avantazhit, të rinjtë e Portos insistuan dhe dyfishuan me Pllumbin. Përsëri vendësit ia arritën në fund të fraksionit të parë të trefishonin me anë të D.Markut, duke mbyllur historinë e takimit.

porto internacional u19

PRENG GJIKOLA

Lushnja ndal Teutën

Lushnja ka bërë një ndeshje shumë të mirë, duke befasuar Teutën 2-1 në “Roza Haxhiu”. Vendësit kaluan në avantazh në minutën e 30-të, falë një goli spektakolar të Bashës. Tri minuta më vonë, Korreshi me kokë dyfishoi rezultatin. Në fund të pjesës së dytë, takimi u ndërpre rreth 3-4 minuta, pasi trajnerët e Teutës kanë protestuar për gjykimin.

lushnja teuta u19

ALBAN ALUSHI

Blutë, 3 pikë shprese

AF Dinamo ka mundur Elbasanin në transfertë 4-2 me anë të përmbysjes, teksa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Brenda një minute Elbasani shënon dy herë me Malkon dhe M. Dalipin, ndërsa më pas Koçi me Murjan barazojnë shifrat. Tigani në të 77-ën është ai që kalon në avantazh dinamovitët, ndërsa fitoren e vulosi goli i Shenajt.

elbasani af dinamo u19

VLADIMIR MEMA

“Poker” i Shkëndijës, Xhixha bën heroin

Shkëndija e Tiranës ka arritur të marrë një fitore bindëse ndaj Kukësit. Protagonist absolut i skuadrës së Shpendi Kumbarçes ka qenë Xhixha. Ky i fundit ishte i papërmbajtshëm në fushë, duke realizuar tre gola. Ndërsa golin e katërt e ka shënuar Hysi, duke vulosur fitoren e thellë 4-0.

shkendija e tiranes kukesi u19

Në fakt, pavarësisht se rezultati është i thellë, rezistenca e kuksianëve ka zgjatur afro një pjesë loje. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 43-të, kur Shkëndija fitoi një penallti të kthyer në gol nga Xhixha. Në pjesën e dytë, i njëjti autor dyfishon me një gjuajtje mjaft të bukur.

Sulmuesi i Shkëndijës nuk ndalet me kaq, por realizon edhe golin e tretë, duke konfirmuar se është njeriu i ndeshjes. Gjithsesi, “qershi mbi tortë” ka qenë në fund, kur Hysi godet bukur nga jashtë zone dhe realizon një supergol. Pas këtij triumfi, Shkëndija e Tiranës thuajse ka siguruar vendin e katërt në tabelë, por pa mundur të kualifikohet në “play-off”.

ABDULLA DUSHKU

Shkëndija B thyen Kamzën dhe merr kreun

Kamza ndalet në shtëpi në kryendeshjen e javës ndaj Shkëndijës B. Edhe pse në radhët e tyre kamzalinjtë kanë aktivizuar futbollistin që është afruar me bujë të madhe në merkaton e janarit nga ekipi i të rriturve, afrikanin Erik Asare, sërish nuk ia kanë dalë për të mposhtur Shkëndijën e Eglusel Adili.

kamza shkendija b u19

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Kamzës ka qenë shumë e luftuar, teksa që në minutën e 3-të është akorduar një 11-metërsh për vendësit. Mirëpo, Hergi Xhaja ka gabuar, duke tronditur traversën. Loja vijoi e barabartë, me Shkëndijën më të kujdesshme. Kamza nuk arriti të shfrytëzonte as epërsinë numerike, pasi Shkëndija mbeti me 10 lojtarë pas minutës së 57-të, kur Këndezi u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, skuadra e mjeshtërisë sportive gjeti forca për të përballuar lojën dhe arriti të befasonte Kamzën në minutën e 80-të me Xhafën. Vendësit u shokuan nga ky gol dhe dolën të gjithë në sulm, duke lënë hapësira. Shkëndija shënoi edhe golin e dytë me Durajn.

ABDULLA DUSHKU

Goleadë në Lezhë

Shtatë gola të shënuar dhe në fund fiton Veleçiku. Edhe dje Besëlidhja ka lënë tri pikë në shtëpi, duke u befasuar nga skuadra koplikase. Popaj, Prendi, Lumaj dhe Kaçaj u bënë protagonistë të golave për miqtë. Ndërsa për Besëlidhjen shënuan Kovaçi, Lleshi dhe Lumaj që shkaktoi autogol. Skuadra lezhjane është ende në fundin e tabelës.

beselidhja veleciku u19

PRENG GJIKOLA

Shkëlqen Tirana B, i jep leksion Korabit

Tirana B ka arritur një fitore bindëse ndaj Korabit. Skuadra e drejtuar nga Kadri Pengili shënoi katër gola, në një ndeshje ku dominoi totalisht me lojë. Në momente të ndryshme, skuadra e Korabit është treguar e rrezikshme, por goli i Locës në minutën e 11-të nuk mjaftoi, madje më shumë nxiti dëshirën e bardhebluve për të reaguar fuqishëm dhe përmbysur shifrat.

tirana b korabi u19

Neza, Gjinollari, Peleshko dhe Tema u bënë protagonistë të golave për Tiranën B. Edhe në fraksionin e dytë skuadra bardheblu ishte dominuese, si në lojë dhe në rezultat, duke shënuar dhe dy gola të tjerë. Korabi nuk pati forcën e duhur për të reaguar, duke mos krijuar raste shënimi para portës së Jonit.

Pas këtij triumfi, Tirana B barazohet me pikë me Korabin (23 secila), duke e parakaluar për shkak të golavarazhit më të mirë. Bardheblutë pozicionohen në vendin e gjashtë, por synimi i tyre është që të jenë në tri vendet e para. Tashmë përpara kanë edhe një fazë të tretë.

ABDULLA DUSHKU

kategoria superiore u19 grupi a renditja

kategoria superiore u19 grupi b renditja

kategoria e pare u19 grupi a renditja

kategoria e pare u19 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"