Moshat U-19 / Vllazia thyen Tiranën dhe ruan distancën me Shkëndijën, Teuta goleadë ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 20:43

Moshat U-19 / Vllazia thyen Tiranën dhe ruan distancën me Shkëndijën, Teuta goleadë ndaj Pogradecit

Vllaznia nuk fal në shtëpi, teksa këtë herë “viktimë” e kryesuesve ka qenë Tirana. Në ndeshjen e luajtur dje në fushën sportive “Reshit Rusi”, shkodranët kanë qenë më të qartë në fushë, duke dominuar ndeshjen. Skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani ka shënuar nga një gol për secilën pjesë loje.

vllaznia tirana u19 2-0

Në pjesën e parë ka qenë sulmuesi Ildi Gruda ai që e ka dërguar topin në rrjetën e portës bardheblu. Ndërkohë, në pjesën e dytë, vendësit kanë fituar një 11-metërsh në minutën e 56-të. Këtë penallti e ka kthyer në gol kapiteni Arsaed Rahova. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 vazhdon kryesimin e renditjes, tashmë në kuotën e 56-pikëve.

Vllaznia

Kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundim të fazës së tretë të kampionatit, shkodranët kanë 6 pikë më shumë se Shkëndija e vendit të dytë dhe tetë nga Partizani i vendit të tretë. Me këtë ecuri, faza “play-off” duket e sigurt për ekipin shkodran, por objektivi pa dyshim është fitimi i titullit kampion.

Flamurtari partizani Shkendija Iliria Pepa Luftetari shk sk6 26

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"