MOSHAT U-19/ Tirana dhe Partizani “X”, Teuta vijon me fitore. Internacionali i pari, Flamurtari bën “poker”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 18:59

MOSHAT U-19/ Tirana dhe Partizani “X”, Teuta vijon me fitore. Internacionali i pari, Flamurtari bën “poker”

Derbi i të rinjve nuk ka pasur fitues. Partizani dhe Tirana kanë zhvil luar një ndeshje me nivel të mirë, por në fund asnjë prej skuadrave nuk doli e kënaqur nga fusha, pavarësisht se u shënuan dy gola.

moshat u 19

Ndeshja e zhvilluar dje në orën 12:00 në kompleksin “Olimpik në Yrshek, nën masa të rrepta sigurie, kënaqi të pranishmit. Derbi kishte në pankinat respektive dy emra të njohur, një legjendë si Ylli Shehu si trajner te Partizani dhe nga ana tjetër, një ish-lojtar i të kuqve, Bledar Devolli. Natyrisht, tensioni në fushë mes lojtarëve nuk mungoi, por që mbeti brenda limiteve sportive. Për afro 20 minuta Partizani luajti me një lojtar më pak, sepse Nurja u ndëshkua me karton të kuq.

NDESHJA

Loja nis e bukur, me sulme të dyanshme, ku së pari janë të kuqtë me anë të Qyrës dhe Rrahmanit që rrezikojnë. Ky i fundit ishte në një ditë të shkëlqyer, teksa dy herë iu afrua golit. Por nga krahu tjetër, mesfushori Andri Stafa, një dirigjent i vërtetë për skuadrën bardheblu, udhëhoqi skuadrën, ndërsa disa herë Gjumsi dhe Çejku tentuan të shënonin. Megjithatë, portieri i Partizanit ishte në një ditë të mirë dhe bëri dy-tri ndërhyrje vendimtare në pjesën e parë. Skuadra e Devollit ishte më kërkuese, por gjithsesi 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Capture

Në fraksionin e dytë është skuadra e Partizanit që ia bën më të lehtë Tiranës. Mbrojtësi Gjoni devijon në mënyrë të gabuar topin e gjuajtur nga Stafa dhe shkakton autogol. Loja ndizet dhe Partizani insiston për të barazuar. Bardheblutë mundohen të godasin të kuqtë përmes kundërsulmeve, por nuk ia dalin për të mbyllur lojën. Në këto kushte, duhet të vinte minuta e 83-të, kur Marinaj doli i vetëm me portierin Kodra dhe e dërgoi topin në rrjetë. Fundi bëhet dramatik, pasi skuadrat luajnë hapur. Gjithsesi, gol tjetër nuk ka dhe gjithçka mbyllet 1-1. Në fund ka edhe shtrëngime duarsh mes lojtarëve dhe stafeve respektive, në një ndeshje ku pritës ishte Partizani.

ABDULLA DUSHKU

Capture1

Capture8

Capture7

Capture6

Capture5

Capture4

Capture3

Capture2

Capture13 Capture12 Capture11

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A / U-19:

u 19 kat sup a

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B / U-19: 

u 19 kat sup b

KATEGORIA E PARË / U-19:

u 19 kat pare

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"