MOSHAT U-19/ Thyhet Shkëndija e Tiranës, goditet arbitri në Sarandë. Tension në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2018 | 18:01

MOSHAT U-19/ Thyhet Shkëndija e Tiranës, goditet arbitri në Sarandë. Tension në Vlorë

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së gjashtë, në të dyja grupet A dhe B, si dhe ndeshjet e Kategorisë së Parë, në javën e dytë. Panorama Sport, ju sjell skedat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara.

Ndeshja e të rinjve midis Lushnjës dhe Butrintit, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë, është luajtur të shtunën në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës, pasi klubet kishin rënë dakord për të ndërruar fushat. Takimi ka zgjatur vetëm tetë minuta, pasi në këtë moment, kur rezultati ishte 0-0 dhe në fushë çdo gjë ishte normale, u godit me një bidon uji plastik nga tifozët e pranishëm gjyqtari anësor nga Fieri, Shaban Shehu, i cili u shtri në tokë. Pas këtij incidenti, ndeshja është ndërprerë për t’i ardhur në ndihmë arbitrit fierak. Takimi nuk ka rifilluar për shkaqe sigurie dhe drejtuesve të klubeve iu është komunikuar se tashmë do të vendosë Komisioni i Disiplinës.

REAGIMI

Klubi lushnjar ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Sarandë. Në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport” nga sekretari i klubit, Edison Koçi, dënohet ashpër dhuna. “Duke qenë se ne po kryejmë punime në stadium, ramë dakord që ndeshjet e moshave midis Lushnjës dhe Butrinit, të mos luheshin në ‘Roza Haxhiu’, por në Sarandë. Për këtë konvertuam fushat. Jemi shumë të indinjuar me të dyja incidentet. Është e pafalshme që ndeshja e të paratërinjve përfundoi në një sherr masiv. Pasi rezultati u barazua 3-3, lojtarët tanë u shtynë, u goditën dhe kjo është e jashtëzakonshme për moshën 17 vjeç. Në vend që ndeshja e të rinjve të përcillte mesazhin pozitiv, ndodhi e kundërta. Pas 10 minutave lojë goditet anësori me bidon uji nga tifozët dhe ndeshja nuk vazhdon më. Është për të ardhur keq që ekipi i të rinjve shkon deri në Sarandë për të luajtur 10 minuta”, deklaroi shefi i klubit lushnjar./ ALBAN ALUSHI

9 8 7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"