Moshat U-19 | Thyhet Partizani, Vllaznia e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2017 | 20:55

Moshat U-19 | Thyhet Partizani, Vllaznia e para

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Internacionali super

Partizani ka zhgënjyer në ndeshjen ndaj Internacionalit, por një meritë të madhe ka skuadra e Armand Damos, që diti të thyente të kuqtë falë dopietës së Pinarit dhe golit të Jovanit në fund. Kjo humbje nuk do të harrohet lehtë nga skuadra e Ylli Shehut, që tashmë e shikon veten në vend të dytë, pasi kreun e Grupit A e ka marrë Vllaznia.

Abdulla Dushku

Internacional - Partizani

Ngjiten shkodranët

Vllaznia merr tri pikë ndaj Portos, duke u ngjitur në krye. Takimi në Lezhë ka nisur mjaft i fortë, ku të dyja skuadrat e kërkuan golin, duke krijuar raste në portat respektive. Në minutën e 35-të, vendësit kaluan në avantazh me anë të Danajt nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, shkodranët përmbysën gjithçka me Palushanin dhe Milotin.

Preng Gjikola

Porto - Vllaznia

Shkëlqen Tirana

Pas dorëheqjes së trajnerit Astrit Hafizi, Tirana ka gjetur forca për të fituar me kreun e ri të pankinës, Sokol Bulku. Bardheblutë kanë shkatërruar Akademinë me shifrat 5-1 në një ndeshje spektakolare. Fillimisht kanë qenë vendësit me Bashën që kaluan në avantazh, por përmbysja e bardhebluve ishte e shpejtë, me Topallin që bëri dopietë.

Abdulla Dushku

Akademia - Tirana

Ndeshja e penalltive

Skuadra lezhjane e Briansit humbet 2-3 në shtëpi ndaj Kukësit, në një ndeshje ku u akorduan 3 penallti. Ujka shënoi dy herë nga pika e bardhë për vendësit, ndërsa Kashtanjeva ktheu në gol një 11-metërsh për Kukësin. Më pas, Ibishi dhe Halili bënë diferencën për veriorët, duke i dhënë një fitore shumë të rëndë- sishme ekipit të Shehut.

Brians - Kukesi

Preng Gjikola

U-19 KS A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Ngec Flamurtari

Shkëndija e Durrësit i merr një pikë të artë Flamurtarit kryesues. Djemtë e Kërçovës kanë barazuar në pjesën e dytë pas golit të shënuar fillimisht nga Haruni për vlonjatët. Karepi barazoi shifrat dhe rezultati mbeti deri në fund i pandryshuar. Skuadra e mjeshtërisë sportive tentoi të shënonte edhe golin e fitores, por nuk ia arriti.

Jeton Rexhmati

Sh.D. - Flamurtari

Përmbysje e Skënderbeut

Derbin Pogradeci-Skënderbeu e fituan korçarët, që pas kësaj jave e shikojnë veten në vendin e dytë. Liqenorët shënuan të parët me E.Sulollarin, por gëzimi zgjati pak, pasi Osmanllari dhe Liço përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Në fund, për të vulosur triumfin mendoi Mara, i cili goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pëllumb Starova

Pogradeci - Skenderbeu

Blutë thyejnë Teutën

Dinamo e Olsi Ukut ka mposhtur me rezultatin 2-0 ekipin durrsak, falë dopietës së Kelos. Në fraksionin e parë blutë ishin më të qartë dhe Kelo çoi skuadrat në pushim me shifrat 1-0. Ndërsa në 45 minutat e dyta, skuadra dinamovite shfrytëzon lojën konfuze të Teutës, duke shënuar edhe golin e dytë, me të njëjtin autor, pikërisht Kelon.

Abdulla Dushku

Dinamo - Teuta

Elbasani zhyt Lushnjën

Elbasani ka mundur 1-0 Lushnjën në “Roza Haxhiu”. Protagonisti i fitores së verdhebluve ishte Hanoli. Në fund të pjesës së parë, sulmuesi i verdhebluve goditi traversën. Por pesë minuta para përfundimit, Hanoli, pasi kontrolloi topin në zonë, e “përcolli” me saktësi drejt rrjetës, duke i dhënë fitoren skuadrës së Arjan Kilas.

Alban Alushi

Lushnja - Elbasani

Rama udhëheq AF Dinamon

AF Dinamo ia del në Kavajë, duke fituar me shifrat e pastra 0-2. Miqtë befasuan në start, duke shënuar me Ramën, që ishte heroi i takimit. Blutë përsëri tregohen pragmatistë dhe i njëjti autor dyfishon shifrat pa u mbyllur pjesa e parë. Ndërsa në 45 minutat e dyta, edhe pse Besa bëri përpjekje të gjente golat, AF Dinamo u mbrojt mirë.

Besa - AF Dinamo

Feriz Ferizaj

U-19 KS B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

Kamza nuk përmbahet

Kamza ka arritur të heqë “qafe” një nga rivalet për luftën e ngjitjes në Superiore, duke fituar 4- 2 ndaj Veleçikut. Koplikasit e nisin në mënyrën më të mirë, duke shënuar që në minutën e 3-të me anë të Emrah Fikajt. Por, shumë shpejt kamzalinjtë kanë përmbysur me një dopietë të Marjo Ademit. Më pas, Asare dhe Mcini vulosën gjithçka për Kamzën.

Abdulla Dushku

Kamza - Veleciku

Smaçi nderon Olimpikun

Olimpiku ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Shkëndijës B., duke forcuar pozitat në vendin e katërt. Smaçi ka qenë heroi i skuadrës së Bozhanit, me golin e shënuar në minutën e 9-të. I njëjti autor mund të kishte dyfishuar, por në minutën e 45-të humbi një 11-metërsh, që u prit me mjeshtëri nga portieri Hida. Kësisoji, mjaftoi një gol.

Olimpiku - Shkendija B

Abdulla Dushku

Burreli - Akademia AAS

Tirana B - Beselidhja

U-19 K1 A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

U-19 K1 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"