Moshat U-19/ Sherr për golin, sulmohen arbitrat. Flamurtari thyen Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 21:42

Moshat U-19/ Sherr për golin, sulmohen arbitrat. Flamurtari thyen Tiranën

Derbi mes Shkëndijës së Tiranës dhe Partizanit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke degjeneruar në përleshje. Të kuqtë e Ylli Shehut kanë fituar me shifrat 2-1, duke parakaluar Shkëndijën dhe kapur vendin e dytë. Mirëpo, në vend që të flitej për lojë, vendin e kanë marrë përplasjet prej arbitrimit. Tensioni ka nisur fillimisht pas golit të parë të Partizanit, shënuar nga Joan Çela. Topi preku traversën dhe më pas u përplas në vijën fatale. Kryesori Erjon Bastari ka hezituar dhe më pas ka pritur për vendimin anësorin Mario Shazivari, i cili e ka konsideruar gol. Një vendim i çuditshëm i marrë në një presion të paparë. Në këtë moment e gjithë pankina e Shkëndijës është çuar në këmbë duke protestuar.

sherri-u-19

Trajneri Luan Pinari ka qenë shumë i zhgënjyer me arbitrimin, teksa i ka bërë të ditur kryesorit se nuk është hera e parë që bëhet protagonist i skenave të tilla. Pas qetësimit të situatës, gjithçka shpërthen 4 minuta para mbarimit. Prindërit e lojtarëve kanë kërcënuar anësorin Shazivari dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët e Partizanit po festonin, një grup lojtarësh të Shkëndijës kanë shkuar pranë gjyqtarëve. Treshja e arbitrave është tentuar të goditet edhe nga njerëz jashtë fushës. Por, menjëherë ka ndërhyrë drejtori i shkollës, Ermal Tahiri, si dhe stafi i Shkëndijës. Në fushë futen edhe prindërit, që kërkojnë të godasin gjyqtarët dhe këta të fundit shkojnë me vrap drejt dhomave të zhveshjes. Por, edhe atje u zënë pritë dhe si përfundim ngujohen në një nga lokalet e kompleksit të Kamzës, derisa policia qetëson situatën. Arbitrat bënë denoncim në polici dhe mësohet se kanë proceduar 5 nxënës të shkollës së mjeshtërisë sportive për incidentin.

ABDULLA DUSHKU

 

Shkëndija e Tiranës – Partizani 1-2

Golat: Marku 7’ / Çela 28’, 60’

Shkëndija e Tiranës: Koca, A.Hadroj (Kosmollari 62’), Ndoj, Dylgjeri (Shabani 62’), Lena, Dajçi, Këndezi (Balliu 58’), Leci, Gashi (Xhunga 46’), Muça (Jaku 75’), Marku.  Trajner: L.Pinari

Partizani: Hida, Noka (Ismaili 32’), Lala, Kllogjeri, Demiraj, Kodra, Brahilika (Xhymerti 46’), J.Çela (Gjinaj 77’), Daci (E.Çela 62’), Haxhiu, Hysenaj (Dushaj 84’). Trajner: Y.Shehu

Gjyqtarë: E.Bastari, M.Shazivari, G.Cenolli (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Hadroj 42’, Leci 64’ / Hida 37’, Lala 40’, Kodra 88’, E.Çelaj 90’, Dushaj 90+2’

 

 

Derbi i Vllaznisë

Vllaznia – Akademia AAS    4-0

Golat: Hoxha 32’, Palushani 53’, 79’, Stafa 66’

Vllaznia: Qarri, Rahova, Kulla, Repaj, Stafa, Lekaj, Hoxha, Palushani, Smajli, Fikaj, Lisaj. (U aktivizuan: Shima, Dani, Mehja, Rrasa, Kraja). Trajner: L.Zmijani

Akademia AAS: Marku, Dodani, Pali, Kovaçi, Haveri, Shema, Sala, Daija, Skembi, Çoba, Mila. (U aktivizuan: Koturreli, Gallubja, Memçaj,  Brahusha, Ramja). Trajner: M.Meçarovi

Gjyqtarë: P.Cenaj, A.Soko, D.Kullolli (Tiranë)

Vllaznia dhe Akademia AAS kanë dhuruar dje spektakël në derbin mes ekipeve shkodrane. Fitorja u ka buzëqeshur kryesuesve, që kanë shënuar plot katër gola në portën e Akademisë. Hoxha kaloi në avantazh kuqeblutë në minutën e 32-të, ndërsa Palushani u bë protagonist i një dopiete. Gjithashtu shënoi edhe Stafa, duke plotësuar triumfin 4-0.

Admir Uruçi

 

Flamurtari thyen Teutën

Flamurtari – Teuta         3-2

Golat: Merkaj 37’, 53’, Haruni 75’ / Kapllani 49’, Syziu 63’

Flamurtari: Qirko, Hysaj, Qarri, Kolila, Mataj, Seferaj, Halili, Muçollari, Merkaj, Haruni, Diamanti. (U aktivizuan: Biba, Skrapalliu, Nebiu, Kreshpa). Trajner: D.Resuli

Teuta: Shala, Mema, Lushaku, Syziu, E.Hoxha, Konçi, Gumeni, Shtama, K.Hoxha, Beqja, Kapllani. (U aktivizuan: Bashollari, Berisha).

Trajner: M.Xhai

Gjyatarë: E.Alliaj, Q.Shehaj, E.Fejzullah (Patos)

Kartonë të verdhë: Haruni / Malaj, Lushaku

Flamurtari mposht kryesuesit e Teutës dhe rihap garën për kreun në grupin B. Derbi bregdetar ka dhuruar shumë emocione, teksa ka qenë mjaft i luftuar. Në minutën e 37-të, Merkaj ka gjetur golin e parë, duke kaluar në avantazh të tijtë. Pjesa e parë mbyllet 1-0, ndërsa në të dytën ka një “lumë” golash, por diferencën e bënë vlonjatët.

Kastriot Brahimaj

 

Luftëtari – Besa     3-0 

Golat: Lazaj 15’, V.Pula 54’, Basha 83’

Luftëtari: Kaçorri (Shumeli 79’), Basha, Buxaj (Cako 64’), R.Pula, Lazaj, Molla, Zholi (Koxhjoni 79’), Bellai, Isaraj (Duro 83’), Braho, V.Pula (Salaria 74’). Trajner: A.Bistri

Besa: Patoshi, Rrushi, H.Kasa, Kanani, Zhava, Daja, Çelhaka, I.Kasa, Ceka, Lilanani, Popa. Trajner: Y.Teliti

Gjyqtarë: A.Merdanaj, R.Malaj, M.Llukmani (Vlorë)

T.Shehu

 

Skënderbeu – Dinamo  4-1

Shënues: Shaqe 8’, Pëllumbi 57’, Berisha 68’, Mara 85’ / Berberi 20’ (11-m)

Skënderbeu: Braçe (Feratllari 86’), Koçibellinj (Vangjeli 37’), Shaqe, Pëllumbi, Isufi, Sulçe, Fara (Demollari 46’), Mara, Liqeri (Cenolli 75’), Tako, Berisha (Asllani 82’). Trajner: J.Kaçi

Dinamo: Koromane, Bylyku, Brahja, Rama, Dushku, Jaku, Berberi (Shima 78’), Koçani (Paci 72’), Plaku (Përzhilla 70’), Çina, Xhuveli (Osmanaj 82’). Trajner: O.Uku

Gjyqtarë: E.Demiraj, G.Kamolli, A.Mema (Pogradec)

Karton i kuq: Brahja 57’

Ll.Saro

 

Shkëndija e Durrësit – Pogradeci           2-1

Golat: Hoxha 3’, 49’ / Yzellari 93’

Shkëndija e Durrësit: K.Hoxhaj, Reçi, Kameri (Bytyqi 83’), Disha, Xholi, Gecaj, Dardha (Xhaferri 46’), Karepi (Xhokola 77’), M.Hoxha (Kërtusha 55’), R.Hoxha, Lataj (Bubku 60’). Trajner: A.Kërçova

Pogradeci: Totolaku (Berberi 46’), Dervishaj (Veljo 62’), Hykellari, Bego (Mahmutllari 46’), Bajraktari, Hyzellari, Hysenllari, Çekiçi, Gjona (Kasmollari 46’), Ferhati, Hyko (Abazaj 46’).

Trajner: A.Mahmutaj

Gjyqtarë: Q.Çopa, A.Sulko, I.Çauli (Kavajë)

Kartonë të verdhë: R.Hoxha 60’ / Bego 13’

Karton i kuq: R.Hoxha 65’

D.Xhepollari

 

Internacional – Porto 6-4

Golat: Tafa 26’, Balla 33’, 34’, 50’, Peti 36’, Haxhillari 58’ / Ndreca 30’, 47’, 53’, Gjonaj 31’

INTERNACIONAL: Zagani, Zeqiri, Mema, Reçi, Haka, Bylyku, Haxhillari, Bajramaj (Valteri 58’), Peti, Tafa, Balla (Haxhiaj 60’).

Trajner: A.Mërgjyshi

PORTO: Lleshi, Përdedja, Gjonaj (Marku 47’), Gjoka, Alia (Bibaj 46’), Ndoj (Prendi 46’), Gjocaj, Ndreca (F.Zogaj 70’), Hakaj, Petoku (Ibraj 48’), K.Zogaj. Trajner: A.Bruka

Gjyqtarë: A.Kadria, E.Spahiu, R.Toska (Tiranë)

A.Lleshaj

 

AF Dinamo – Elbasani 2-3

Golat: Mahmutaj 13’ (11-m), 69’ / Muça 66’, 91’, Sadiku 75’

AF Dinamo: Kumi, Koka, Tahiraga, Ago, Lila, Muça, Mëhilli, Murja, Mahmutaj, Pjetra, Celanji. Trajner: I.Spahiu

Elbasani: Bozhiqi, Shehi, Pali, Bogdani, Asllani, Selimi, Muça, Dervishi, Ramzoti, Hanoli, Bajrami. Trajner: A.Kila

Gjyqtarë: E.Zhuli, E.Kume, A.Toska (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Ago 24’ / Muça 32’

A.Lleshaj

 

Lushnja – Termi 1-3

GOLAT: Bano 42’ / Koçi 16’, H.Picari 57’, Bardhi 84’

LUSHNJA: Gurrica, Bregu, Bani, A.Çela (O.Çukani 46’), Ziko, Çemeri, Bano (K.Sefa 64’), Gjyshja (Dervishi 79’), Sula, Peqini, Musaku. Trajner: E.Çukani

TERMI: Leka, Kingji, Gapi, E.Picari, Kodra (Serjani 70’), Noka (J.Nela 63’), Spahiu, Sh.Nela (Memaçi 59’), M.Nela (Bardhi 55’), Koçi, H.Picari. Trajner: A.Bozhani

Gjyqtarë: M.Dyrmishi, G.Çela, E.Aliaj (Poliçan)

Karton i verdhë: Bano 50’

A.Alushi

 

Historike, Iliria ngjitet në Superiore

E diela ka qenë një ditë festë për Fushë-Krujën, pasi të rinjtë e Ilirisë kanë zyrtarizuar ngjitjen për herë të parë në Kategorinë Superiore U-19. Në një ndeshje shumë të tensionuar, ku nuk munguan as përleshjet mes lojtarëve dhe katër kartonë të kuq, fushë-krujasit arritën të mundnin rivalin direkt, Kamza, falë golave të Kadiut dhe Bakallit. Besojeni ose jo, por në shkallët e stadiumit “Redi Maloku” ka pasur rreth 2 mijë tifozë, të cilët kanë mbështetur fuqishëm të rinjtë e Ilirisë. Ndeshja ka zgjatur 105 minuta për shkak të ndërprerjeve të shumta të lojës. Momenti më negativ i takimit ishte kur një tifoz kaloi rrethimin dhe goditi një prej lojtarëve të Kamzës. Në fund festa ishte e gjitha e Ilirisë, teksa të rinjtë fushë-krujas bashkë me trajnerin Çangu dhe tifozët ngritën trofeun e grupit A. Tashmë do të tentojnë të fitojnë edhe titullin e Kategorisë I.

Shkëlqim Hasani

 

Iliria – Kamza  2-1

Golat: Kadiu 43’, Bakalli 85’ / Xhaja 99’

ILIRIA: Loci, Vathi (Xhafa 35’), Bakalli, Krruta, Xeka, Gjokeja, Gjini, Sulaj, Kadiu, Zira, Limanaj. Trajner: D.Çangu

KAMZA: Ajazi, Xhaja, Kotorri, Kodragjini, Balliu, A.Guri, R.Guri, Mcini (Kaptina 87’), Gjana (Vulka 26′), Skënderi, Ademi:

Trajner: F.Tare

Gjyqtarë: R.Muska, F.Shkëmbi, A.Memlika (Durrës)

Kartonë të verdhë: Gjokeja 65′, Bakalli 77′, Sulaj 78′, Gjini 88′ / Xhaja 20′, Gjana 24′, Guri 36′, Vulka 52′, Kotorri 81′.

Kartonë të kuq: Bakalli 94’, Sula 94’ / Guri 94’, Kotorri 94’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"