Moshat U-19/ Partizani “vetëvrasje” në Shkodër, Shkëndija ia del me penallti e autogola ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 20:40

Moshat U-19/ Partizani “vetëvrasje” në Shkodër, Shkëndija ia del me penallti e autogola ndaj Tiranës

U luajtën dje takimet e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore, për moshat U-19. Shkëndija fitoi në transfertë ndaj Tiranës, në një ndeshje që prodhoi plot 5 gola, ndërsa Partizani ra në Shkodër, dube bërë kështu një “vetëvrasje” e duke dorëzuar vendin e parë. Më poshtë, të gjitha takimet për U-19.

Futboll moshat

Dy penallti, një autogol, një karton të kuq dhe luftë sportive deri në fund. Tirana dhe Shkëndija kanë zhvilluar një ndeshje për t’u mbajtur mend në kompleksin “Skënder Halili”. Në fund fitorja u ka buzëqeshur lojtarëve të shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”. Skuadra e Luan Pinarit ka qenë më e qartë në lojë, por nuk ka munguar as tensioni, pasi për 26 minuta Shkëndija luajti me 10 lojtarë. Hadroj u ndëshkua me karton të kuq, por sërish ekipi mik gjeti forca për të administruar ndeshjen. Pjesa e parë, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, nuk prodhoi gol. Vetëm në minutën e 58-të, Hadroj kaloi në avantazh Shkëndijën. Më pas ishte Murja që barazoi nga pika e bardhë e penalltisë për Tiranën. Nuk kalojnë as tre minuta dhe kemi sërish 11-metërsh, këtë herë për Shkëndijën, që shënon me Dylgjerin. Gjithsesi, në minutën e 76-të autogoli i Malos vulosi fitoren e miqve. Në fund goli i Zenunit për Tiranën nuk e shmangu humbjen e ekipit të Djarmatit. Abdulla Dushku

Capture

Capture9 Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"