MOSHAT U-19/ Partizani super përmbysje Tiranës, Vllaznia goleadë. Luftëtari zhyt Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 17:59

MOSHAT U-19/ Partizani super përmbysje Tiranës, Vllaznia goleadë. Luftëtari zhyt Skënderbeun

Kategoria Superiore për moshat U-19 luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së katërt, në të dyja grupet A dhe B. Panorama Sport, ju sjell skedat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara.

tirana partizani moshat u 19

 

Një derbi spektakolar te të rinjtë, që i paraprin atij të madhit që do të zhvillohet të premten në “Selman Stërmasi”. Skuadrat U-19 të dy rivalëve të përjetshëm i përmbushën të gjitha pritshmëritë në ndeshjen e zhvilluar dje në Yrshek. Në fund Partizani ia doli të fitojë me përmbysje, teksa vendosi një gol me penallti. Interesi për të ndjekur të rinjtë ishte i lartë, pasi përveç tribunës qendrore të kompleksit “Olimpik”, ishin mbushur dhe tarracat e objekteve pranë. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe trajneri i Kombëtares U19, Erjon Bogdani.

Për sa i përket lojës, mund të thuhet me plot gojën se ka qenë një superndeshje, me raste në të dyja portat. Që në fillimin bie në sy numri 99 i Tiranës, Andri Stafa. Skuadrat mundohen të jenë pragmatiste, por loja ndizet sapo kalon minuta e 32-të, kur Muça me një goditje diagonale me portën realizon golin e parë për bardheblutë. Por, nuk kalojnë as tri minuta dhe reagimi i Partizanit është i menjëhershëm. Pas një krosimi nga këndi, mbrojtësi Xhika godet me kokë dhe shënon një supergol.

Capture

Me barazimin 1-1 skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes. Pas pushimit, fraksioni i dytë është edhe më i bukur, me rastet që nuk mungojnë. Megjithatë, vetëm në minutën e 81-të do të vijë goli i dytë për të kuqtë. Është një ndërhyrje e gabuar në zonë e bardhebluve dhe gjyqtari Bastari akordon 11-metërsh. Kontestimet nuk mungojnë, por gjithsesi vendimi është i pakthyeshëm.

Nga pika e bardhë godet mjeshtërisht Joan Çela dhe kalon të kuqtë në delir. Minutat e fundit janë të mbushura me ankth në të dyja kampet, por nuk ndodh asgjë dhe Partizani ia del të marrë tri pikë. Pas kësaj fitoreje në derbi, si për koincidencë skuadra e drejtuar nga Klevis Dalipi ngjitet në vendin e parë të Grupit A. Javën e ardhshme të kuqtë kanë një transfertë delikate në Laç, ndërsa bardheblutë presin në shtëpi Akademinë AAS, duke pasur një ndeshje më të lehtë në letër.

ABDULLA DUSHKU

Capture8

Capture7

Capture6

Capture5

Capture4

Capture3

Capture2

Capture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"