Moshat U-19 / Partizani “show”, Vllaznia nuk fal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2017 | 16:06

Moshat U-19 / Partizani “show”, Vllaznia nuk fal

Tirana nuk përmbahet

Tirana ka dhuruar spektakël ndaj Kukësit, duke shënuar gjashtë gola. Skuadra, që drejtohet prej pak javësh nga Sokol Bulku, ka qenë e pamëshirshme, teksa pjesën e parë e ka mbyllur në avantazhin 3-0. Çeliku dy herë, e më pas Berisha, Halili, Zenuni dhe Bardhi kanë plotësuar triumfin bardheblu. Për Kukësin spikati Kashtanjeva.

tirana kukesi u19

ABDULLA DUSHKU

Partizani, pa mëshirë

Partizani i Ylli Shehut shkatërron Briansin në Lezhë dhe tremb rivalët për titull në kampionatin U-19. Pesë gola dhe një lojë bindëse kanë konfirmuar të kuqtë pretendentë kryesorë. Smaçi, Kumanova, Vatnikaj, Hima dhe Demiri shënuan nga një herë në portën e Briansit. Vendësit ishin të pafuqishëm, duke pranuar humbjen me sportivitet.

briansi partizani u19

PRENG GJIKOLA

Vllaznia tregon “muskujt”

Kryendeshja e të rinjve mes Shkëndijës së Tiranës dhe Vllaznisë ka përfunduar me fitoren e kryesuesve 1-2. Skuadra shkodrane e ka menaxhuar mirë lojën gjatë fraksionit të dytë, pas autogolit të Mustafajt në të 40-tën. Më pas ka shënuar edhe golin e sigurisë me anë të Pusit. Shkëndija shkurtoi diferencën me golin e Saraçit.

shkendija e tiranes vllaznia u19

ABDULLA DUSHKU

Spektakël i Skënderbeut

Skënderbeu ka dhuruar spektakël në shtëpi ndaj AF Dinamos, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Lojtari me origjinë greke i të rinjve korçarë, Koutosis, ka qenë heroi i ekipit të Jani Kaçit, teksa shënoi tre gola. Tako dhe Ivani plotësuan triumfin e bardhekuqve, që shkëlqyen në ndeshjen e djeshme, duke mos u dhënë asnjë shans miqve.

skenderbeu af dinamo u19

LLAZI SARO

Aliaj bën heroin

Flamurtari ka fituar me vuajtje ndaj Besës, i cili, edhe pse me shumë mungesa, arriti të luante si i barabartë me kryesuesit e grupit B. Takimi u vendos nga një gol i Aliajt në fund, duke befasuar kavajasit, që deri në minutën e 87-të po e administronin mirë sfidën. Vlonjatët përfituan nga një hutim i mbrojtjes vendëse dhe shënuan.

besa flamurtari u19

FERIZ FERIZAJ

Në Elbasan s’ka fitues

Nuk ka pasur fitues në sfidën e të rinjve të Elbasanit dhe Teutës, teksa gjithçka ka përfunduar në barazim 1-1. Çaçi kalon në avantazh verdheblutë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën është Vila që barazon shifrat për durrsakët me anë të një 11-metërshi. Deri në fund skuadrat patën shumë raste për shënim, por gjithsesi askush nuk shënoi dot.

elbasani teuta u19

VLADIMIR MEMA

Fundoset Lushnja

Shkëndija e Durrësit ka fituar “finalen” e mbijetesës me Lushnjën. Pa kaluar ende minuta e parë, Karepi kaloi miqtë në avantazh. Pas përfundimit të pjesës së parë, Kastrati ofendon publikun dhe ndëshkohet me karton të kuq. Në fillim të pjesës së dytë, Fejzaj barazon rezultatin, por më pas sërish Karepi rikthen avantazhin.

lushnja shkendija e durresit u19

ALBAN ALUSHI

Akademia merr… frymë

Akademia ka marrë 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë, teksa ka mposhtur 3-1 Porton. Ka qenë një lojë e bukur dhe me ritëm, ku portieri Leçka ka spikatur me pritjet e tij. Zhbllokimi erdhi nga Arbër Basha që shënoi një supergol, por Shehi më pas shkaktoi autogol. Gjithsesi, golat e Brahilikës dhe Radës i dhanë fitoren Akademisë.

akademia porto u19

ABDULLA DUSHKU

Luftëtari, hap kampioni

Luftëtari i Petraq Meçit nuk di të ndalet. Dje gjirokastritët kanë mposhtur Butrintin me shifrat 4-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt ngjitjes në Kategorinë Superiore U-19. Mahumtaj është bërë protagonist me dy gola, ndërsa Lazaj dhe Puci kanë shënuar nga një herë, duke plotësuar fitoren e merituar të të rinjve bluzi.

luftetari butrinti u19

TOMOR SHEHU

Tomori, vetëm barazim

Tomori dhe Vlora nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e luajtur dje në Berat. Të parët ishin vendësit që kaluan në avantazh me anë të Bubës. Më pas sërish Tomori tentoi të dyfishonte shifrat, por nuk ia arriti. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej me fitoren e beratasve, në fund janë vlonjatët që befasojnë me golin e Alikos.

tomori vlora u19

ERIS SYLYKU

Olimpiku fiton derbin

Olimpiku ka marrë një fitore shumë të rëndë- sishme në limitin e takimit ndaj Tiranës B. Goli i Tahir Vatës në fund ka bërë diferencë. Fillimisht Hamdi Picari kaloi në avantazh Olimpikun, por Tema në pjesën e dytë barazoi shifrat. Miqtë arritën të rikthehen në avantazh me Koçin, por Gjinollari i çoi shifrat 2-2. Fundi u buzëqeshi miqve.

tirana b olimpiku u19

ABDULLA DUSHKU

Gola me… “telekomandë”

Vetëm pjesa e parë kishte rivalitet dhe u mbyll me fitoren e Apolonisë 3-2, ndërsa në 45 minutat e dyta fierakët u treguan të pamëshirshëm ndaj ekipit privat elbasanas, Pepa. Apolonia shënoi edhe gjashtë gola të tjerë, ku spikatën tripleta e Mehmetit dhe dopieta e A.Lalajt. Skuadra e Mariol Mihos lufton për të kapur Luftëtarin rival.

apolonia pepa u19

MIKEL MBRIÇAJ

kategoria superiore u19 grupi a renditja

kategoria superiore u19 grupi b renditja

kategoria e pare u19 grupi a renditja

kategoria e pare u19 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"