Moshat U-19 | Partizani s’fal, Vlora në hall për fanella

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2017 | 19:34

Moshat U-19 | Partizani s’fal, Vlora në hall për fanella

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Të kuqtë nuk përmbahen

Partizani fiton ndaj Briansit dhe vijon i qetë kryesimin në grupin A. Skuadra e Ylli Shehut ka disa elementë të shkëlqyer në përbërje, që bënë diferencën ndaj lezhjanëve. Lala dhe Agalliu shënuan për të kuqtë, ndërsa Briansi barazoi përkohësisht me Gegën. Gjatë fraksionit të dytë, loja ka qenë më e bukur dhe Partizani e ka merituar fitoren.

Abdulla Dushku

Partizani - Brians

Tirana bën detyrën

Tirana e Astrit Hafizit ka bërë detyrën në ndeshjen e djeshme ndaj Laçit, duke fituar 2- 0. Golat u shënuan në fundin e pjesës së parë me autor Zenunin dhe Nuriun. Bardheblutë nuk e kanë vënë për asnjë moment në dyshim triumfin. Te skuadra e Hafizit po shkëlqejnë disa lojtarë këtë sezon, duke filluar nga Zenuni, Nuriu, Zhivanaj dhe Berisha.

Abdulla Dushku

Tirana - Laci U-19

Vllaznia tregon forcën

Vllaznia ka mposhtur Akademinë, duke treguar se do të jetë deri në fund pretendente për titull. Loja ka qenë e bukur në pjesën e parë, teksa në minutën e 14-të është Palushani që shënon supergol. Në fraksionin e dytë loja ka pasur faza të qeta, por Pusi dyfishoi shifrat. Akademia u mundua të reagonte, por gaboi para portës.

Abdulla Dushku

Akademia - Vllaznia U-19

Bind Shkëndija e Tiranës

Shkëndija e Tiranës ka marrë një fitore të merituar në derbin me Internacionalin. Që në minutën e tretë pas një krosimi nga këndi, Mersinaj kërcen fuqishëm me kokë dhe shënon. Më pas, loja hyn në faza ekuilibri dhe është skuadra e Internacionalit më kërkuese. Megjithatë, Çokaj i dyfishon shifrat në pjesën e dytë, ndërsa Shehu vulos shifrat 2-1.

Sh.T - Internacional

Abdulla Dushku

Porto - Kukesi U-19

U-19 KS A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Flamurtari, gol që nga tuneli

Flamurtari ka arritur të triumfojë ndaj AF Dinamos që në start. Që pas shkelmimit të topit nga qendra, kapiteni Shkurti ka pasuar saktë te Sadushi, që gjuajti bukur dhe e dërgoi topin në rrjetë. Më pas loja ka qenë e bukur nga të dyja skuadrat, por Pjetra, Daci e Muça humbasin raste për shënim, ndërsa te vlonjatët shpërdorojnë Harruni e Bocaj.

Abdulla Dushku

AF Dinamo - Flamurtari U-19

Pogradeci thyen Teutën

Pogradeci thyen Teutën me golin e Bajraktarit, në një ndeshje të barabartë. Liqenorët arritën të marrin 3 pikë me mjaft vlera, duke gjetur avantazhin vetëm në minutën e 63-të. Teuta insistoi për të barazuar, duke krijuar një volum të madh loje, por nuk ishte e qartë përpara portës vendëse. Në fund, ata që festuan ishin pogradecarët.

Pëllumb Starova

Pogradeci - Teuta U-19

Barazim dhe polemika

Skënderbeu dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë, por gjyqtari kryesor Sulko është kontestuar ashpër nga vendësit. Korçarët kanë pretenduar për 6 raste, kur gjyqtari mund të akordonte penallti. Katër minuta nga fundi, trajneri Jani Kaçi është ngritur nga pankina dhe i ka kërkuar llogari gjyqtarit, por ky i fundit e ka nxjerrë me karton të kuq.

Llazi Saro

Skenderbeu - Elbasani U-19

Fitore mes tensionit

Lushnja ka fituar përmes polemikave me Dinamon. Blutë kaluan në avantazh me Tushën në pjesën e parë. Pas pushimit, Koreshi barazon me një goditje të saktë me kokë brenda zonës. Në minutën e 90-të gjyqtari Hoxha jep penallti për Lushnjën. Ndeshja ndërpritet pesë minuta pas kontestimeve të miqve. Koreshi shënon nga pika e bardhë dhe Lushnja fiton.

Alban Alushi

Lushnja - Dinamo U-19

SH.D. - Besa U-19

U-19 KS B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

Olimpiku - Veleciku U-19

U-19 Ki A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

Vlora, hall për fanella

Futbolli i moshave në Shqipëri është në kufijtë e mbijetesës, teksa ka skuadra që nuk kanë as fanella për të luajtur. Rasti më i freskët është ai i ekipit të Vlorës, ku 19-vjeçarët e kësaj skuadre me të mbaruar ndeshja e paratërinjve, morën uniformat e tyre për të luajtur. Një situatë tragjikomike, ku ekipet diskutojnë edhe fanellat.

Vladimir Mema

Vlora pa fanella

Lojtarët e të rinjve të Vlorës duke veshur fanellat e ekipit të paratërinjve

Pepa - Vlora U-19

Apolonia - Tomori U-19

U-19 K1 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"