Moshat U-19/ Partizani mposht Vllazninë dhe ruan vendin e dytë, Teuta dhe Flamurtari në “play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 21:58

Moshat U-19/ Partizani mposht Vllazninë dhe ruan vendin e dytë, Teuta dhe Flamurtari në “play-off”

Partizani mposht edhe Vllazninë kryesuese dhe hedh një hap drejt zyrtarizimit të pjesëmarrjes në fazën “play-off”. Kur mbetet edhe një javë për t’u luajtur, të kuqtë kanë një transfertë delikate në Kukës, pasi të rinjtë verilindorë kanë shansin e fundit për mbijetesë. Gjithsesi, edhe rivali direkt i Partizanit, që është Shkëndija e Tiranës, ka një takim shumë të vështirë, pasi e mbyll kampionatin në transfertë ndaj Vllaznisë.

partizani u19

Sa i përket ndeshjes së djeshme të luajtur në Yrshek, vlen të theksohet se ka qenë shumë e bukur, teksa në fund fitorja i buzëqesh skuadrës së drejtuar nga Ylli Shehu. Loja nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat luftojnë fort për topin e parë. Në minutën e 11-të, Partizani fiton një 11- metërsh, pas një prekje të topit me dorë në zonën shkodrane. Haxhiu tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i kalon të kuqtë në avantazh.

Mirëpo, kryesuesit shkodranë nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm për të barazuar. Në minutën e 29-të është Lekaj që përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes së Partizanit dhe barazon shifrat me një goditje të saktë nga një distancë e afërt me portën. Gëzimi i miqve zgjat shumë pak, pasi vetëm një minutë më pas të kuqtë rikthehen përsëri në avantazh, ku Haxhiu jep një asist të shkëlqyer për Çelën, që e shfrytëzon më së miri, duke e dërguar në rrjetë.

1

Në të 49-ën gjërat do të lehtësohen për skuadrën e kuqe, pasi Rahova merr kartonin e dytë të verdhë dhe Vllaznia mbetet me një lojtar më pak. “Demat” e shfrytëzojnë superioritetin numerik, duke e kontrolluar lojën. Madje, Partizani i afrohet disa herë golit të tretë me anë të Xhymertit, por pa mundur ta gjejë atë. Rezultati nuk do të ndryshojë dhe Partizani merr tri pikë shumë të çmuara përballë një rivali shumë të fortë si Vllaznia.

ARTIN LLESHAJ

Shkendija

Tirana2

Teuta

Dinamo

elbasani

Kukesi

flamurtari

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"