MOSHAT U-19/ Partizani gjunjëzon Tiranën në derbi, fiton Vllaznia. Ndalen Flamurtari e Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2019 | 21:42

MOSHAT U-19/ Partizani gjunjëzon Tiranën në derbi, fiton Vllaznia. Ndalen Flamurtari e Teuta

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 20-të, në të dyja grupet A dhe B, si dhe ndeshjet e Kategorisë së Parë, në javën e 19-të. Panorama Sport, ju sjell skedat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara.

partizani u19

Partizani shpërthen në derbin e të rinjve, duke i befasuar të gjithë me lojën që zhvilloi. Skuadra e Klevis Dalipit reagoi atëherë kur duhej në kampionat, pikërisht në një ndeshje që përjetohet shumë nga të rinjtë e të dyja skuadrave. Të kuqtë ishin të papërmbajtshëm, duke zhvilluar një nga lojërat më të bukura të këtij sezoni. Fitorja 4-0 ndaj Tiranës erdhi që në pjesën e parë.

Dalipi kishte orientuar skuadrën për të bërë presing që në start dhe goli i shpejtë i Çelës, ua bëri edhe më të lehtë “demave” të rinj. Bardheblutë e Alpin Gallos u tronditën dhe nuk e morën më veten as në pjesën e dytë.

GOLAT

Fillimisht në minutën e 17-të është Çela që pas një inkursioni personal depërton mes mbrojtësve dhe shënon golin e parë. Por, të kuqtë nuk stepen, pasi sulmojnë sërish me shumë forca dhe Serxhio Xhika do të realizojë me kokë golin e dytë pas krosimit të Nokës nga këndi. Te Tirana nuk u besojnë syve, por është sërish Çela që pa kaluar tre minuta nga dyfishimi i shifrave, e çon ndeshjen në 3-0.

daa

Një ndeshje spektakolare në Yrshek, teksa qershia mbi tortë në 45 minutat e furishme të “demave” ishte goli i katërt, i shënuar nga mesfushori Besnik Ferati, i cili stërvitet edhe me ekipin e parë të Partizanit. Pas pushimit, bardheblutë e Gallos u munduan të reagonin, por të kuqtë e kishin shumë të thjeshtë për të menaxhuar rezultatin. Kjo bëri që Tirana të mos shënojë dot as golin e nderit në këtë derbi të rinjsh.

Një paraqitje zhgënjyese e bardhebluve, të cilët ndoshta e kishin nënvlerësuar Partizanin prej ecurisë jo të mirë në kampionat. Gjithçka u mbyll me shifrat 4-0 dhe arbitrin Zhuli që nxori nga xhepi plot gjashtë herë kartonin e verdhë. Nuk munguan as momentet e tensionit, por që u shuan shpejt. Javën e ardhshme “demat” kanë një transfertë delikate ndaj Vllaznisë, ndërsa Tirana do të luajë në shtëpi me Ilirinë.

21

41212 gdf 52321 421

vad dasa

hs hjsdf hds ty 123

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"