MOSHAT U-19/ Partizani frenohet nga Laçi, Shkëndija nderohet nga Vokrri (REZULTATET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 22:33

MOSHAT U-19/ Partizani frenohet nga Laçi, Shkëndija nderohet nga Vokrri (REZULTATET)

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 15-të, në Grupin A dhe B, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

partizani u19


Partizani ngec me Laçin

12
Partizani ka lënë dy pikë në përballjen me Laçin, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e luajtur në Yrshek. Golat e Ndrejajt dhe Selmanit në pjesën e dytë vendosën këtë takim. Mirëpo, 7 minuta para fundit Qyra ka humbur mundësinë nga pika e penalltisë për t’i dhënë fitoren Partizanit. Miqtë nga Laçi e merituan pikën falë një loje të mirë. /ABDULLA DUSHKU/.

Vokrri nderon Shkëndijën

1233333333333
Shkëndija e Tiranës ka marrë një fitore jo fort të lehtë me Pogradecin, që ka rezistuar për 45 minuta në kryeqytet. Vetëm në fraksionin e dytë skuadra e Endri Vrapit ka mundur të shpërthejë. Heroi i vendësve ishte Vokrri që shënoi dy gola. Skuadra pogradecare ka luajtur mirë, ka pasur disa raste shënimi, por nuk ka finalizuar dot/ ABDULLA DUSHKU/.

Flamurtari befason Skënderbeun në Korçë
Skënderbeu zhgënjen në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke humbur në shtëpi me shifrat e pastra 0-2. Ka qenë një fitore e merituar e vlonjatëve, që shënuan nga një gol në çdo pjesë. Në pjesën e parë ka qenë një lojë e ekuilibruar, por në minutën e 23-të Qelaj shënoi për kuqezinjtë, duke tronditur korçarët e rinj. Trajneri Jani Kaçi bëri disa zëvendësime në pjesën e dytë, por edhe pse loja e Skënderbeut ndryshoi, sërish goli mungoi. Në momentin më të mirë të korçarëve janë sërish vlonjatët që shënojnë, këtë herë me Kadriajn në minutën e 82-të. Shpresat për pikë të vendësve u sfumuan ndjeshëm pas daljes me karton të kuq të Bregut, përpara se vlonjatët të shënonin golin e dytë. Pas 15 javësh kampionat Skënderbeu pozicionohet në vendin e tretë, ndërsa Flamurtari i pesti me pesë pikë më pak se korçarët/LLAZI SARO.

444444

5

6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"