Moshat U-19 / Partizani e bën festë me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2016 | 14:30

Moshat U-19 / Partizani e bën festë me të rinjtë

Festival golash, të kuqtë bëjnë “poker”

Të rinjtë e Partizanit shpallen kampionë “dimri”, teksa pas fitores 4-3 ndaj Akademisë e mbyllën këtë vit në vendin e parë të grupit A për U-19. Të besuarit e trajnerit Ylli Shehu kanë regjistruar një fitore drithëruese në sfidën e luajtur të shtunën në kompleksin “Dinamo”. Të kuqtë kanë dhuruar një gjysmë sezoni fantastik, me 9 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, me golavarazh 32-13.

partizani akademia u19

Partizani ka lënë pas krahëve rivalët direktë si Tirana dhe Vllaznia. Në ndeshjen ndaj Akademisë, loja ishte shumë e fortë. Skuadra e Ardit Bozos tregoi se është e denjë për të luftuar ndaj Partizanit. Fillimisht ishte Vatnikaj që shënoi në minutën e 20-të, por më pas vjen përmbysja fantastike e Akademisë.

Basha dhe Balla shënojnë në një hark të shkurtër kohor, duke i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 1-2. Mirëpo, pas pushimit të kuqtë shënuan 3 gola me Demirin, Bajramin dhe Çelën. Në fund festojnë të kuqtë, të cilët arrijnë të marrin një trepikësh shumë të rëndësishëm për synimet që kanë këtë kampionat.

ABDULLA DUSHKU

Vllaznisë i mjafton një gol ndaj Laçit

Një gol i Palushanit ka mjaftuar që Vllaznia të mposhtë Laçin në transfertë. Skuadra shkodrane ka dominuar ndaj kurbinasve me lojë, por nuk ia ka dalë të shënojë më shumë se një herë. Loja ka nisur me rritëm, ku miqtë ishin më kërkues. Kurbinasit u mbrojtën me shumë forca dhe menduan të godasin Vllazninë përmes kundërsulmeve.

laci vllaznia u19

Megjithatë, kuqeblutë e rinj gjetën avantazhin me Palushanin dhe shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar dhe me raste në të dyja portat. Gjithsesi, përtej përpjekjeve të Laçit, takimi u mbyll me fitoren minimale të kuqebluve. Të rinjtë e Vllaznisë, pas 12 javësh kampionat, e shohin veten në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se Partizani kryesues.

Shkëlqen Tirana

Një tripletë e Berishës, një dopietë e Zenunit dhe një gol me penallti i Cakes kanë shpartalluar Porton. Tirana ka fituar thellësisht 6-1, në një ndeshje ku ka dominuar totalisht nga minuta e parë deri në atë të fundit. Bardheblutë e drejtuar nga Astrit Hafizi e kanë mbyllur pjesën e parë të këtij sezoni në vendin e tretë me 27 pikë në grupin A.

tirana porto u19

ABDULLA DUSHKU

Rikthehet Shkëndija

Ndeshja mes Shkëndijës së Tiranës dhe Briansit ka nisur me 40 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës, e cila u largua për një urgjencë në Spitalin Ushtarak. E veçanta në këtë takim ka qenë për sulmuesin Lirim Kastrati, të cilin e ka ndjekur nga afër dhe gjyshja e tij 95-vjeçare. Lojtari i ri i Shkëndijës ia ka shpërblyer me një gol.

shkendija e tiranes briansi u19

ABDULLA DUSHKU

Në Korçë nuk ka fitues

Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Flamurtarit. Edhe pse u bë një ndeshje e bukur, mungoi goli. 45 minutat e para flasin më shumë për korçarët, të cilët krijojnë volum të madh loje dhe Mara, Kote, Pejo dhe Osmanllari tregohen të pasaktë para portës. Vlonjatët tentuan të shënonin me kundërsulme, por gjithsesi më shumë u mbrojtën.

skenderbeu flamurtari u19

LLAZI SARO

Spektakël në Durrës

Shkëndija e Durrësit bën “poker” ndaj Lushnjës, duke fituar 4-1. Cuka hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 10-të. Më pas, ai shënon edhe golin e dytë. Të zotët e shtëpisë do të shënojnë përsëri me Dacin dhe Konomin, duke e çuar në katër numrin e golave. Për miqtë ka shënuar Feizo, por ky gol shërbeu vetëm për statistikë.

shkendija e durresit lushnja u19

JETON REXHMATI

Elbasani, vetëm “X”

Nuk ka pasur fitues në ndeshjen e të rinjve midis Elbasanit dhe Dinamos. Përballja është mbyllur në barazim pa gola pas një loje të fortë dhe me rivalitet nga të dyja kampet, ku nuk munguan dyluftimet e ashpra. Edhe rastet për të shënuar nuk u kanë munguar skuadrave, por goli mungoi herë për meritë të portierëve, që evituan disa goditje.

elbasani dinamo u19

VLADIMIR MEMA

“Shpërthen” Pinari

Kevin Pinari ishte heroi i fitores së Internacionalit kundër Kukësit, duke shënuar tre supergola, njëri më i bukur se tjetri. Për vendësit shënoi edhe një gol me penallti Mehmeti. Ndërsa Adili, i futur në pjesën e dytë, shënoi golin e nderit për kuksianët. Ka qenë një fitore e merituar e Internacionalit, që iu shkëput fundit të tabelës.

internacional kukesi u19

ABDULLA DUSHKU

AF Dinamo s’di të fitojë

AF Dinamo dhe Pogradeci ndanë nga një pikë, në një ndeshje që prodhoi katër gola. Të parët janë miqtë nga Pogradeci që shënuan në minutën e 4-t me anë të Dragoit. Por, pas 7 minutash, dinamovitët e akademisë barazojnë me anë të Murrias. Gjithsesi, në pjesën e dytë Pogradeci kaloi sërish në avantazh me Cenollin, ndërsa Ndreu vulosi barazimin.

af dinamo pogradeci u19

ABDULLA DUSHKU

Triumf me “poker”

Ndeshja mes të rinjve të Besëlidhjes dhe atyre të Shkëndijës B. U mbyll me fitoren e miqve, të cilët e kontrolluan totalisht lojën. Që në start, Xhunga dhe Jaku shënuan duke hipotekuar triumfin. Në pjesën e dytë ishin Mira dhe sërish Jaku ata që vulosën fitoren. Ndonëse të rinjtë e Besëlidhjes sulmuan disa herë portën mike, nuk shënuan.

beselidhja shkendija b u19

PRENG GJIKOLA

olimpiku burreli u19

kamza korabi u19

kategoria superiore u19 grupi a renditja

kategoria superiore u19 grupi b renditja

kategoria e pare u19 grupi a renditja

kategoria e pare u19 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"