MOSHAT U-19/ Lumë golash dhe dhunë, 5 skuadra triumfojnë në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 17:02

MOSHAT U-19/ Lumë golash dhe dhunë, 5 skuadra triumfojnë në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme sfidat e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore U-19 ku nuk munguan surpriza. I veçantë është fakti se në Grupin A në të katërta sfidat u shënuan në total plot 5 gola, ku 3 prej rezultateve përfunduan me shifrat 3-2.

Vllaznia U19

Ndërkohë në Grupin B, spikasin fitoret e Elbasanit dhe Apolonisë në transfertë, ndërkohë që Akademia e Futbollit dhe Flamurtari bënë detyrën në shtëpi. Vlen të theksohet fakti se në të dy grupet plot 5 skuadra kanë arritur të triumfojnë në transfertë.

Sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Football Republic dhe Teutës ku nuk munguan as aktet e dhunës, teksa lojtarët u përleshën me njëri-tjetrin.

REZULTATET: 

GRUPI A:

Grupi A

GRUPI B: 

Grupi B

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"