Moshat U-19/ Gjashtë gola për 1 pikë, ngec Partizani. Tirana bën poker, ndalet edhe Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 16:58

Moshat U-19/ Gjashtë gola për 1 pikë, ngec Partizani. Tirana bën poker, ndalet edhe Vllaznia

Partizani nuk shkon më shumë se një barazim përballë Internacionalit, duke mos përfituar nga humbja e Shkëndijës. Ndeshja e zhvilluar në Yrshek dhuroi shumë emocione dhe plot gjashtë gola. Loja nis me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat.

Në të 25-ën, Curri godet bukur me kokë dhe kalon Internacionalin në avantazh. Të kuqtë nuk arrijnë të dalin në lojën e tyre dhe ndëshkohen sërish, ku Blakçori lëshon një predhë nga një goditje dënimi rreth 40 metra larg portës, duke befasuar portierin Hida. Në fundin e pjesës së parë, Partizani ka mundësinë më të mirë për të rihapur ndeshjen, por Çela gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke goditur jashtë.

Futboll moshat

Pjesa e dytë nis vrullshëm nga të dyja skuadrat. Në të 46- ën, Çela ngushton rezultatin për të kuqtë, por 2 minuta më pas Internacionali shënon golin e tretë me Reçin që godet saktë nga pika e bardhë. Deri në fund ka ankth, por Partizani arrin të barazojë falë golave të Çelës dhe Demirit. Artin Lleshaj

Më poshtë, skedat e të gjitha ndeshjeve të moshave U-19.

Capture9 Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"