MOSHAT U-19/ Derbi i të rinjve, Partizani shkatërron Tiranën me “poker”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2019 | 14:22

MOSHAT U-19/ Derbi i të rinjve, Partizani shkatërron Tiranën me “poker”

Partizani vazhdon të dominojë në derbin e kryeqytetit, dhe diçka të tillë e ka bërë ditën e sotme, edhe në takimin ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e 20-të tek Kategoria Superiore e moshave U-19.

partizani u19

Edhe pse gjenden në vendin e gjashtë në kampionat, ndërsa Tirana në vendin e tretë, ekipi i trajnerit Klevis Dalipi, fitoi pastër dhe thellë, me shifrat 4-0.

Përballë Tiranës së Alpin Gallos, golat të katër golat u shënuan në pjesën e parë. Çela zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, ndërsa Xhika dyfishoi në të 29-tën.

Për të konfirmuar ditën “jo” të Tiranës, mendoi sërish Çela, me golin e tij në minutën e 32-të, ndërsa Ferati plotësoi “pokerin” në minutën e 43-të.

Ndërkohë, pas fitores në derbi, të rinjtë e Partizanit kanë festuar këtë 3-pikësh, me pica menjëherë sapo mbaroi ndeshja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"