MOSHAT U-19/ Bylisi ndal kryesuesuesit e Football Republic B, Partizani B bën “poker”. Shikoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 19:14

MOSHAT U-19/ Bylisi ndal kryesuesuesit e Football Republic B, Partizani B bën “poker”. Shikoni rezultatet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 15-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara.

Skenderbeu-Akademia-400x220

“Poker” i Partizanit B

11

Partizani B ka marrë një fitore të thellë ndaj Kastriotit, duke ruajtur vendin e dytë në Grupin B për të rinj. Të kuqtë e drejtuar nga Algert Hudhra, pasi shënojnë golin e parë me Kamzhiun në minutën e 57-të, më pas e kanë më të lehtë për të luajtur. Protagonist absolut u bë Allkushi, i cili realizoi tri herë, duke qenë më i miri në fushë. Abdulla Dushku

Tris i Shkëndijës B12

Triumf bindës i Shkëndijës B ndaj Besëlidhjes në ndeshjen e luajtur dje në Kamzë. Në pjesën e parë lezhjanët kanë luajtur më bukur, por mbrojtja e Shkëndijës me Naskën e pakalueshëm nuk ka lejuar gol. Në minutën e 10-të vendësit kaluan në avantazh me anë të Karemanajt. Në fraksionin e dytë Teqja dyfishon shifrat e më pas vulos Kasalla. Abdulla Dushku

Bylisi ndal kryesuesit

13

Football Republic B nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bylisit në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Erbim Fagu humbi pjesën e parë 0-1, pasi ballshiotët kaluan në avantazh pas penalltisë së Mehmetajt. Më pas vendësit fitojnë një 11-metërsh, që e kthen në gol Tanko. Më pas ky i fundit ndëshkohet me të kuq për një ndërhyrje. Abdulla Dushku

Katër gola për 1 pikë

14

Dy skuadrat private vendosin “paqe”. Durrësi 04 dhe Pepa kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e luajtur në Sukth. Nga dy gola në çdo pjesë, ku në të parë janë durrsakët që shënojnë. Fillimisht me anë të Qevanit e më pas Dragoj i çoi shifrat 2-0. Por, pjesa e dytë ka folur për elbasanasit, që realizuan me anë të Merkos dhe Hasës. Abdulla Dushku

Tomori, vetëm barazim

15

Dy skuadrat që mbyllin tabelën në Grupin B nuk kanë shkuar më shumë se një barazim, që më shumë ka dëshpëruar Tomorin. Beratasit kanë kërkuar ta shfrytëzojnë sa më mirë faktorin fushë, por që nuk ia kanë arritur dot këtij objektivi. Edhe pse kanë qenë pikërisht beratasit që kanë shënuar në fillim me Kosovën, vlonjatët barazuan shpejt me Taren. Edi Spahiu

Jonuzi nderon Kukësin16

Spartaku dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen mes tyre, që më tepër ka vlejtur për miqtë. Jonuzi ka shënuar dy herë, duke shmangur humbjen. Fillimisht Skrami realizoi për Spartakun, ndërsa goli i Dedejt nuk vlejti për të marrë fitoren. Kukësi e meritoi pikën, edhe pse deri në minutën e 90-të gjithçka ka qenë e hapur. Abdulla Dushku

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"