Moshat U-19 | Bindin Partizani dhe Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2017 | 20:07

Moshat U-19 | Bindin Partizani dhe Vllaznia

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Të kuqtë bëjnë tris

Partizani i Ylli Shehut i ka bërë një mbyllje mjaft të bukur dy fazave, duke mposhtur Kukësin me shifrat e pastra 3-0. Ka qenë Haxhiu ai që ka hapur serinë e golave në minutën e 24-t, ndërsa Agalliu dhe Daci, të futur në pjesën e dytë, kanë vulosur tripletën ndaj kuksianëve. Tashmë të kuqtë presin të qetë fazën e tretë.

Abdulla Dushku

Partizani - Kukesi

Shkodranët nuk falin

Takimi mes Briansit dhe Vllaznisë ka qenë mjaft i fortë, me raste dh gola, ku miqtë shkodranë ia dolën që të fitonin bindshëm. Që në nisje loja është kontrolluar nga shkodranët, të cilët kaluan në avantazh me Tulën. Pjesa e dytë ishte më e bukur, ku Pusi dyfishoi shifrat, ndërsa më pas Ujkaj shkurtoi diferencën. Në fund Gruda vulosi triumfin.

Preng Gjikola

Brians - Vllaznia

Shkëndija ndal Tiranën

Shkëndija ka triumfuar 2-1 ndaj Tiranës, falë dopietës së Xhixhës që në pjesën e parë. Ka qenë një loja mjaft e bukur e skuadrës së shkollës së mjeshtërisë sportive, e cila ishte tepër agresive, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Tiranës. Bardhebltuë reaguan me Zenunin në pjesën e dytë, por kjo nuk mjaftoi.

Abdulla Dushku

Tirana - Sh.t.

Laçi fiton në Lezhë

Takimi mes të rinjve të Portos dhe Laçit është mbyllur me fitoren e miqve, të cilët janë ngjitur ndjeshëm në tabelë. Të parët që arritën të shënonin ishin të rinjtë laçjan me Tugën, ndërsa Gega arriti të barazonte në minutën e 53-të. Loja u ballancua, por në minutën e 80-të Stojani nderoi kurbinasit falë një goli të bukur, duke i dhënë tri pikë.

Porto - Laci

Preng Gjikola

Akademia - Internacional

KS U19 A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Barazim dhe tension

Tension në ndeshjen Flamurtari-Teuta. Shkak bëhet një vendim i gjyqtarit për një penallti, fillimisht të akorduar për vlonjatët dhe më pas të anuluar. Në minutën e 57-të pas anulimit të penalltisë, ndeshja u ndërpre afro 10 minuta. Vlonjatët kontestuan ashpër, por më pas loja rifilloi normalisht dhe gjithçka u mbyll pa gola.

Kastriot Brahimaj

Flamurtari - Teuta

Shkëlqen Skënderbeu

Skënderbeu mori një fitore të merituar në Durrës, falë golave të Liços dhe Pejos. Shkëndija e Durrësit ushtroi presion të vazhdueshëm në portën e korçarëve, por e pati të pamundur për të realizuar. Miqtë ishin më të qartë në sulmet e tyre, duke shënuar shumë shpejt dhe administruar më pas rezultatin. Ishte një fitore e merituar.

Jeton Rexhmati

Sh.D. - Skenderbeu

Mjafton Hysenllari

Pogradeci mposhti minimalisht Elbasanin, në një ndeshje të ekuilibruar. Liqenorët iu falën golit te Hynsenllarit, që kishte vlerën e 3 pikëve. Për vendësit nuk munguan rastet për gol në pjesën e dytë, ndërsa portieri mik ishte në një ditë të mirë. Elbasani u mundua të reagonte afër fundit, por e pati të pamundur për të barazuar.

Pëllumb Starova

Pogradeci - Elbasani

Ruçi vendos derbin

Dinamo e drejtuar nga Olsi Uku ka triumfuar ndaj bluve të AF Dinamos së Ilir Spahiut. Ndeshjen e ka vendosur goli i Ruçit në minutën e 56-të. Për 90 minuta ka qenë një lojë e bukur me faza interesante dhe pothuajse e barabartë, si në raste, po ashtu edhe në qarkullimin e topit. Megjithatë, fitorja i ka buzëqeshur skuadrës së klubit.

Abdulla Dushku

Derbi Dinamo

Të hënën

LUSHNJA 1 – 0 BESA

KS U19 B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

Olimpiku - Kamza

Burreli - Shkendija B

Tirana B - Veleciku

K1 U19 A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

Luftëtari ia del edhe në Sarandë

Luftëtari i Petraq Meçit ia ka dalë të marrë tri pikë edhe në transfertën e Sarandës. Bluzinjtë kanë fituar minimalisht 0-1 ndaj Butrintit, falë një goli të të përhershmit Mahmutaj në minutën e 72-të. Ka qenë një lojë shumë e tensionuar, me vendësit që kërkuan të ndalinin ekipin kryesues të grupit B në Kategorinë e Parë. Të rinjtë sarandjotë, të drejtuar nga një emër i njohur i futbollit në qytetin bregdetar si Dhiogjen Muço, krijuan presion të madh, por pa mundur të shkojnë te goli.

Kualitetet e skuadrës gjirokastrite bënë diferencën, në një ndeshje që u zgjidh nga goditja standarte. Talenti Mahmutaj, i cili stërvitet edhe me ekipin e parë të Luftëtarit, ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e Meçit. Pas 12 javësh kmpionat, bluzinjtë e rinj vijojnë të jenë në krye, të shkëputur me gjashtë pikë.

Apolonia - Vlora

“Poker” i Apolonisë

Edhe pse kanë shënuar të parët që në minutën e 2-të, vlonjatët nuk kanë arritur ta ruajnë e ta menaxhojnë rezultatin. Apolonia ka reaguar me shpejtësi, duke zhvilluar një lojë me theks sulmues. Kjo bëri që fierakët të shënojnë plot katër gola, me protagonist A.Lalaj, Mihana, Sota dhe Hëna. Fierakët janë gjashtë pikë larg Luftëtarit kryesues.

Mikel Mbriçaj

K1 U19 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"