MOSHAT U-19/ Apolonia thyen Tiranën dhe e nxjerr nga gara për titull, plas grushti në Pezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 9:48

MOSHAT U-19/ Apolonia thyen Tiranën dhe e nxjerr nga gara për titull, plas grushti në Pezë

Shuhet ëndrra e Tiranës U-19 për të fituar titullin kampion këtë sezon. Dje bardheblutë e rinj janë mposhtur nga Apolonia në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke lënë të zhgënjyer edhe presidentin Refik Halili, që ishte i pranishëm në tribunë. Pas largimit të Migen Memellit, dje ekipi U-19 u drejtua nga Fatjon Muhameti dhe vetë drejtori i akademisë, Devi Muka. Ndeshja u vendos nga një gol me kokë i mbrojtësit Erisildo Asllanaj në minutën e 13-të.apolonia u19

Fierakët e drejtuar nga Edmond Kodra shfrytëzuan më së miri një goditje dënimi. Tirana, edhe pse pati disa raste me Gjumsin, Stafën, Çejkun dhe Çiçin, sërish nuk arriti të shënonte, kjo edhe për meritë të portierit fierak, Tozaj.

skeda

PËRLESHJA – Besa e Kavajës shpëton sezonin me të rinjtë, duke mundur 4-2 në “play out” Termin, që zbret kështu në Kategorinë e Parë. Flavjo Meçja bëri diferencën për kavajasit me një tripletë. Fundi i takimit ka lënë një shije të hidhur, pasi lojtarët e të dyja skuadrave janë përfshirë në një sherr masiv.

Sapo ndeshja kishte përfunduar, të rinjtë e dy ekipeve nisën përleshje. Me sa duket, lojtarët e Termit nuk e përtypën dot rënien dhe përleshja ishte masive. Edhe forcat e sigurisë ndërhynë, kjo ishte e pamjaftueshme. Menjëherë u kërkua ndihma e forcave të rendit, që pasi mbërritën në Pezë, qetësuan situatën.sked

Ndërkohë, nga Superiorja U-19 zbriti edhe Akademia AAS. Koha e rregullt ndaj Akademisë së Futbollit përfundoi 2-2, por pas goditjeve nga penalltitë, ekipi privat lezhjan humbi me shifrat 5-4.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"