Moshat U-19/ 6 gola për një pikë në “derbi”, Vllaznia i bën të gjitha përballë Portos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 16:55

Moshat U-19/ 6 gola për një pikë në “derbi”, Vllaznia i bën të gjitha përballë Portos

U zhvilluan dje takimet e javës së 22-të në Kategorinë Superiore, për moshat U-19. Tirana dhe Shkëndija e mbyllën në një barazim spektakolar 3-3, por që në fund ndanë vetëm nga një pikë. Vllaznia ia doli të fitojë në fushën e Portos, ndërsa fitorja e Teutës i siguroi kreun në grupin B. Më poshtë, të gjitha skedat e takimeve.

tirana partizani moshat u 19

Ka qenë një lojë e bukur, por e hapur, me Partizanin që është thyer 4-2, duke bërë një hap fals që mund t’i kushtojë shtrenjtë në luftën për “play-off”. Pas një pjese të parë të barabartë, ku të parët shënuan vendësit me anë të Mehmetllarit, e më pas barazoi Nilsen Gjinaj, në fraksionin e dytë ishte Partizani që kaloi në epërsi me autor Rimel Haxhiun. Mirëpo, më pas vjen përmbysja e madhe nga Akademia, që falë Xhoi Hajdërajt arrin të barazojë. Ndërsa Guni dhe Kullaj shënuan në pesë minutat e fundit dy gola për t’i dhënë fitoren skuadrës së Alpin Gallos, që tashmë ngjitet në tabelë.

Capture

Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1

Capture7

Capture6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"