MOSHAT U-17, U-19/ Kampionët eliminohen nga Kupa e Shqipërisë, bind Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 8:00

MOSHAT U-17, U-19/ Kampionët eliminohen nga Kupa e Shqipërisë, bind Vllaznia

Janë luajtur 6 takimet e para për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ku janë regjistruar dhe surprizat e para. Sigurisht që kryendeshja ishte ajo e luajtur në Pezë për të rinjtë, ku Vllaznia mundi 3-1 kampionët e Shqipërisë, Shkëndijën, të cilët vinin në këtë takim gjysmak në formacion, pasi 6 lojtarë janë larguar në Kroaci për provë dhe ky fakt ka ndikuar jo pak në formacionin e trajnerit Endri Vrapi. Ka qenë një ndeshje e bukur dhe emocionuese. Për gati 55 minuta rezultati ishte i barabartë 1-1.MOSHAT VLLAZNIA

Të parët shënuan shkodranët me anë të Malit në të 13-ën e Cenkolli 2 minuta para fundit të fraksionit të parë sjell ekuilibrin. Më vonë, Xhahysa kalon në epërsi shkodranët me një gol, sepse duke parë daljen e portierit Gjoka e ngre parabolë dhe 2-1 për Vllazninë.

Më tej është nipi i legjendës shkodrane të Sabah Bizit, Ajet Bizi, që vulos shifrat 3-1 për Vllazninë, që për ta do të thotë kualifikim për në çerekfinale. E mira e ka edhe një të keqe, sepse është dëmtuar rëndë në gjurin e djathtë Sidrit Barbullushi që ka dalë me barelë nga fusha.

Në ndeshjet e tjera, te të rinjtë, fitore kanë arritur dhe Shkolla e Mjeshtërisë së Durrësit ndaj Besëlidhjes me “poker” 4-1, ndërsa surprizë ka qenë fitorja e Dinamos 2-0 me Internacionalin. Në ndeshjet e 17-vjeçarëve, Vllaznia me vështirësi ka mundur skuadrën private elbasanase, Pepa 3-1, ndërsa derbi shkodran mes Shkodrës dhe Scutarit është mbyllur me golin e Oborrit për skuadrën që drejtohet nga Taip Piraniqi.

ghkhk

A. Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"