Moshat U-17/ Tirana thyhet nga Akademia e Bulkut, Vllaznia nuk fal në Lezhë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 9, 2018 | 16:38

Moshat U-17/ Tirana thyhet nga Akademia e Bulkut, Vllaznia nuk fal në Lezhë

U luajtën këtë javë ndeshjet e javës së 20-të në Kategorinë Superiore për moshat U-17. Tirana u mposht nga ish-trajneri Sokol Bulku, i cili u largua mes polemikave 2 muaj më parë nga bardheblutë. Ndërkohë, këtë hap fals të kryeqytetasve e ka shfrytëzuar Vllaznia, që fitoi ndaj Portos. Më poshtë, të gjitha skedat e ndeshjeve të moshave.

Moshat-U-17-470x353

Sokol Bulku u largua dy muaj më parë mes polemikave nga drejtimi i të rinjve të Tiranës. Megjithatë, shumë shpejt u vendos në krye të Akademisë së Futbollit U-17 me objektiv shpëtimin e kësaj skuadre nga rënia. Përballja e radhës ishte pikërisht kundër Tiranës së Migen Memellit, që kryeson grupin A në kampionatin e paratërinjve. Akademia e Futbollit arriti që të thyente bardheblutë, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Ky rezultat befasues ishte më se i merituar për të besuarit e Bulkut, që shënuan fillimisht me Lilën dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. 40 minutat e dyta kanë qenë më të forta, me bardheblutë që nuk u pajtuan me rezultatin dhe u hodhën në sulm. Mirëpo, ishin sërish vendësit që këtë herë me Xhulio Orenajn dyfishuan shifrat. Tirana u mundua të reagonte, por vetëm në fundin e lojës shkurtoi diferencën me një penallti të kthyer në gol nga Stafa. Në fund ka festë të lojtarëve të Akademisë. Artin Lleshaj

Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture





www.minuta90.com