MOSHAT U-17/ Tirana thyhet mes ankthit, shikoni rezultatet dhe renditjet në javën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 17:00

MOSHAT U-17/ Tirana thyhet mes ankthit, shikoni rezultatet dhe renditjet në javën e dytë

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së dytë. “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

APOLONIA SKENDERBEU U17

Portieri i Briansit përfundon në spital

BRIANS- TIRANA 2-0

GOLAT: Curraj 15’, Myrta 33’
BRIANS: Dogjani, Curraj, Gjini, Nikolli, Noka, Pali, Pjetri, Struga, Sufja, Zefi, Myrta. (U aktivizuan:
Mhilli, Marku, Bibaj, Suta). Trajner: Gj.Filipi
TIRANA: Lenja, Abazi, Ageja, Areza, Bajraktari, Buzi, Hasanasi, Baruti, Sina, Vidrica, Uka. (U aktivizuan: Karaj, Qehajaj, Lecini, Hoxha), Trajner: F.Muhameti
GJYQTARË: Xh.Baca, R.Kola, O.Loci (Laç)
KARTONË TË VERDHË: Sufja 50’ / Areza 50’, Hoxha 73’

Tirana ka humbur pastër në Lezhë ndaj Briansit, në një ndeshje ku ka pasur momente paniku prej dëmtimit të portierit vendës. Loja ka nisur shumë e shpejtë, nën kontrollin e skuadrës së drejtuar nga Gjergj Filipi. Në minutën e 15-të lezhjanët e vegjël kalojnë në avantazh me Currajn, i cili e dërgon topin në rrjetë pas një goditjeje nga 25 metra. Pas disa rastesh nga të dyja skuadrat, në minutën e 33-të dyfishon shifrat Briansi me anë të Myrtajt, i cili sapo futet në zonën bardheblu, gjuan dhe shkund rrjetën. Fraksioni i dytë ishte më i qetë, teksa bardheblutë nuk patën forcë reagimi. Ndonëse pati raste nga të dyja skuadrat, i gjithë takimi u mbyll 2-0 për ekipin lezhjan. Ndërkohë, momentet e panikut në fushë ndodhën në minutën e 28-të, ku pati një përplasje mes sulmuesit të Tiranës, Sina dhe portierit të Briansit, Dogjani. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në ambulancë drejt spitalit Rajonal të Lezhës për kontroll të specializuar. PRENG GJIKOLA

Partizani, vetëm “X”

2

Partizani gjen pikën e parë për këtë kampionat, teksa barazon me jo pak vështirësi kundër Shkëndijës së Tiranës. Për shkak të një problemi shëndetësor, ka munguar në stolin e skuadrës së kuqe, trajneri Ledio Pano. Që në minutën e 5-të shënoi Shkëndija e Tiranës me anë të Gjonajt. Barazimi i të kuqve erdhi vetëm me Gjetën në minutën e 70-të. ABDULLA DUSHKU

Teuta bind në derbi

3

Teuta merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Të shtunën paratërinjtë durrsakë mundën Besën në ndeshjen e cilësuar si derbi për U17. Skuadra e Edlir Tetovës ka vuajtur jo pak për të shënuar, edhe pse e ka dominuar lojën. Hasbardhi kaloi në avantazh Teutën në minutën e 70-të, ndërsa në të 85-ën ishte Demircani që dyfishoi shifrat. ZAMIR QYPI

Vllaznia bie në shtëpi

4

Vllaznia pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa këtë herë mundet në shtëpi nga Shënkolli, i cili është kampion në fuqi për grupmoshën U-17. Rrapi shënoi për miqtë në minutën e 65-të, ndërsa më pas është Maliqi që shpërdoron. Në minutën e 75-të lojtari i paratërinjve shkodranë nuk ka mundur të kthejë në gol një penallti. ADMIR URUÇI

Në Fier s’ka fitues

5

Apolonia nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim kundër Skënderbeut. Në një ndeshje të rivalizuar, kanë qenë korçarët ata që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Xhixhos në minutën e 63-të, ndërsa fierakët kanë barazuar me Kurtin. Pas këtij rezultati, Apolonia është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Skënderbeu ka marrë pikën e parë. BUJAR RAMA

Shkodra udhëheq grupin

6

Shkodra shkëlqen edhe në javën e dytë. Skuadra e drejtuar nga Bujar Celufaj ka mposhtur pastër në shtëpi Shkëndijën e Durrësit. Historia e takimit është mbyllur që në pjesën e parë, kur Kaçokaj dhe Shabaj kanë realizuar brenda 24 minutave. Miqtë janë munduar të reagojnë duke shtuar presionin në pjesën e dytë, por gjithçka u mbyll 2-0. ADMIR URUÇI

Flamurtari gjen fitoren

7

Flamurtari gjen fitoren e parë në kampionat, teksa mund Pogradecin në transfertë. Hoxhaj shënoi i parë për vlonjatët, ndërsa liqenorët e vegjël reaguan menjëherë me Kaprin, që barazoi shifrat. Ndeshja u bë e ashpër dhe gjyqtari nuk i kurseu kartonët për ndërhyrje të parregullta dhe kontestime. Miqtë i nderoi goli i Kondajt në minutën e 65-të. REDI DANDALLAKU

Akademia bën tris

8

Derbin e dy akademive në kryeqytet për U-17 e fiton ajo e Alban Bushit. Akademia e Futbollit, e drejtuar nga Sokol Bulku, mposhti 3-0 Football Republic, që këtë sezon ka si trajner Migen Memellin. Ahmati shënoi që në minutën e 5-të për vendësit, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë dyfishoi Januzi me penallti. Halilaj vulosi fitoren afër fundit. ABDULLA DUSHKU

Katër gola për 1 pikë

9

Vora dhe Pepa janë ndeshur në fushën sportive të qytezës në periferi të kryeqytetit, duke prodhuar një ndeshje të bukur dhe me katër gola. Në fund nuk ka pasur fitues, pasi golave të Stafës me penallti dhe Rushit në pjesën e parë për miqtë, iu kundërpërgjigjën vorakët me Brahimajn. Ky i fundit bëri dopietë në pjesën e dytë. ABDULLA DUSHKU

Ndalet Internacionali

0

Laçi dhe Internacionali kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e luajtur të shtunën. Edhe pse miqtë nga kryeqyteti janë munduar të shkojnë te goli përmes disa aksioneve të rrezikshme, mbrojtja kurbinase ka qenë në një ditë të mirë. Edhe Laçi ka reaguar, veçanërisht në pjesën e dytë, ku ka pasur disa raste, por rrjetat kanë mbetur të paprekura.

RENDITJA U17 RENDITJA B U17

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"