MOSHAT U-17/ Mbyllet kampionati, festojnë Tirana dhe Shkëndija. Ja ekipet që do të diskutojnë titullin dhe rënien

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 18:00

MOSHAT U-17/ Mbyllet kampionati, festojnë Tirana dhe Shkëndija. Ja ekipet që do të diskutojnë titullin dhe rënien

Është mbyllur kampionati për moshat U-17, teksa në fundjavë u luajtën edhe ndeshjet e fundit, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja grupet A dhe B: 

pjimage (1)

Bardheblutë shkatërrojnë Partizanin

1

Tirana është kurorëzuar dje me trofeun e Grupit A, duke i bërë një mbyllje fantastike kampionatit me fitoren 4-0 ndaj Partizanit. Suksesi në derbi erdhi pikërisht në ditën kur paratërinjtë bardheblu, të drejtuar nga Fatjon Muhametaj, përfunduan në krye kampionatin pas 18 javësh. Ata grumbulluan 44 pikë, katër më tepër se Shkodra e vendit të dytë. Tashmë Tirana do të luftojë në fazën “play off” për të fituar titullin kampion të U-17. Bardheblutë janë kampionë në fuqi, pasi ia dolën të triumfonin edhe në sezonin e kaluar. Kundërshtari i parë në “play off” do të jetë Akademia e Futbollit. Ndërkohë, sa i përket derbit, Tirana shënoi fillimisht me anë të Meçulit, ndërsa Karaj dyfishoi shifrat në minutën e 46-të. Të kuqtë ishin të pafuqishëm dhe kësisoj pësuan edhe dy gola të tjerë që kanë për autor Birçajn. Abdulla Dushku

 

Shkëndija thyen Football Republic

2

Shkëndija e Tiranës është fituesja e Grupit B për U-17 pas 18 javësh kampionat. Skuadra e drejtuar nga Luan Pinari e mbylli me një fitore minimale ndaj Football Republic, teksa vendosi një gol i Kastratit në minutën e 77-të. Përballja mes dy skuadrave që janë kualifikuar në fazën “play off” dhe do të diskutojnë titullin kampion ishte shumë interesante. Football Republic e drejtuar nga kroati Matko Djarmati bëri një lojë të bukur dhe krijoi disa raste, por Shkëndija e goditi afër fundit. Ekipi i Pinarit mori 14 fitore dhe 3 barazime, ndërsa pësoi vetëm 1 humbje, duke qenë në krye me 45 pikë. Tashmë Shkëndija do të përballet në “play off” ndaj Vllaznisë. Nga ana tjetër, Football Republic do të luajë kundër ekipit privat, Shkodra. Pritet që ndeshjet të luhen fundjavën e ardhshme, por ende FSHF nuk ka marrë një vendim. Abdulla Dushku

 

Vllaznia i falet Delajt

3

Dopieta e Delajt u ka dhënë tri pikë shkodranëve në ndeshjen e fundit për këtë kampionat ndaj Shënkollit. Miqtë vinin në Shkodër si vendi i tretë në renditje, ndërsa Vllaznisë pozicionohej më poshtë dhe nuk kishte mundësi ta parakalonte në tabelë edhe me fitore. Megjithatë, të dyja ekipet tashmë do të kenë shansin të luajnë në fazën “play off”. Admir Uruçi

 

Shkodra e mbyll e dyta

4

 

Shkodra është surpriza e këtij kampionati. Ekipi privat që drejtohet nga Rudi Piraniqi e mbylli në vendin e dytë të grupit A, me katër pikë më pak se Tirana kryesuese. Dje Shkodra mposhti 3-0 Dinamon me gola të Musarajt, Prekës dhe Shpuzës. Tashmë do të luajë në “play off” ndaj Football Republic, ndërsa Dinamo në “play out” me Pogradecin. Abdulla Dushku

 

Flamurtari nuk fal

5

Flamurtari fitoi me përmbysje ndaj Luftëtarit në një ndeshje të bukur që u luajt në Gjirokastër. Vendësit kaluan dy herë në avantazh me Mamanin dhe Devollin. Arbitri nxori me të kuq autorin e golit të Luftëtarit, Mamanin, për një simulim në mesfushë, duke habitur jo pak të pranishmit. Për Flamurtarin shënoi Goxhaj dhe dy herë Metani. Tomor Shehu

 

Akademia, në “play off”

6

Akademia e Futbollit fitoi minimalisht 1-0 ndaj Besës dhe festoi kualifikimin në fazën “play off” si vendi i katërt i Grupit B. Ndeshja u vendos nga një gol me penallti i Bucit, ndërsa rastet për shënim ishin të shumta gjatë gjithë lojës. Skuadra e drejtuar nga Gazmend Xhepa do të luajë tashmë në “play off” për titullin kundër Tiranës. Abdulla Dushku

 

Goleadë në Pogradec

7

Tetë gola në Pogradec, por në fund fiton Teuta 5-3. E filloi mirë ekipi liqenor, duke kaluar dy herë në avantazh gjatë pjesës së parë me Pengun dhe Elmasin, por më pas u përmbys falë dy golave të Pelivanit, si dhe Tepshit, Mustafallarit e Shalës dhe Pelivanit. Fundi i ndeshjes pati edhe tension, pasi dy lojtarë të miqve dolën me karton të kuq. Redi Dandallaku

 

Në Elbasan s’ka fitues

8

Plot katër gola u shënuan në sfidën midis Pepës dhe Skënderbeut, e cila u mbyll në barazim 2-2 dhe të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Të parët në avantazh kaluan miqtë me anë të Feros, por Seiti riktheu baraspeshën. Lipollari katër minuta nga fundi shënoi për korçarët. Megjithatë, ishte Hasani që vulosi rezultatin në limit. Vladimir Mema

 

 

rg hgkj kj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"