Moshat U-17 | Tirana pa frena, ngec Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2017 | 18:24

Moshat U-17 | Tirana pa frena, ngec Flamurtari

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Goleadë bardheblu

Tirana nuk njeh rivalë, likuidon Laçin dhe vijon e sigurt drejt realizimit të objektivave. Talenti i bardhebluve, Redi Veriu, u bë protagonist me tre gola, ndërsa Tabaku, Selimi dhe Isha plotësuan fitoren e thellë ndaj kurbinasve. Skuadra e Sulejman Memës po kalon një formë të shkëlqyer, duke qenë kandidate favorite për titullin.

Abdulla Dushku

Tirana - laci

Super-Internacionali

Internacionali ka shokuar Shkëndijën e Tiranës, duke i shkaktuar një humbje të thellë me shifrat 1-4. Skuadra e Elvis Plorit e ka zgjidhur shumë shpejt fitoren, duke shënuar 3 gola në 10 minutat e para. Protagonist absolut ishte Bozhanaj, që shënoi tre gola, ndërsa Mema plotësoi triumfin. Për ekipin e Pinarit realizoi Leci nga penalltia.

Abdulla Dushku

Sh. T. - Internacional

Vllaznia harron të fitojë

Vllaznia ka barazuar me Akademinë në transfertë, duke vijuar krizën e rezultateve që pas zhgënjimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ka qenë një ndeshje e bukur, me shkodranët që shënuan të parët falë Uendi Hoxhës. Në fraksionin e dytë, loja ka qenë më e mirë për Akademinë, që fitoi një 11-metërsh, të cilin e kthen në gol kapiteni Indrit Tuci.

Abdulla Dushku

Akademia - Vllaznia

Shkëlqen Partizani

Partizani ka fituar bindshëm ndaj Olimpikut, duke bërë 80 minuta të shkëlqyera. Ishte Gjika ai që hapi serinë e golave në minutën e 4-t. Ndërsa Xhafaj dy herë dhe Gjinaj e Karaj u bënë protagonistë të golave të tjerë. Skuadra olimpikase u ngushëllua me golin e Spahiut në pjesën e parë dhe të Dallashit në të dytën, teksa gjithçka u mbyll 5-2.

Abdulla Dushku

Partizani - Olimpiku

Porto, vetëm barazim

Porto dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme. Loja ka nisur e shpejtë, me aksione të rrezikshme nga të dyja skuadrat, por goli mungoi në pjesën e parë. Në fillimin e fraksionit të dytë, N.Ademaj kaloi në avantazh miqtë. Mirëpo, lezhjanët e Portos reaguan shpejt, duke gjetur golin e barazimit me anë të Gjokës nga penalltia.

Porto - Kukesi

Preng Gjikola

U-17 KS A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

AF Dinamo thyen vlonjatët

AF Dinamo ka konfirmuar ndaj Flamurtarit momentin e shkëlqyer që po kalon. Nën drejtimin e trajnerit të ri, por me shumë perspektivë, Ergi Lubani, blutë e vegjël kanë shkëlqyer ndaj ekipit kryesues të grupit B. Fillimisht ishte Rama që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Elmazal barazoi në minutën e 56-të. Golin e fitores e shënoi Koca.

Abdulla Dushku

AF Dinamo - Flamurtari

Teuta s’fal në Pogradec

Teuta merr tri pikë shumë të rëndësishme në Pogradec, duke iu afruar Flamurtarit kryesues. Durrsakët përfituan nga nervozizmi i vendësve, teksa shënuan tre gola me autor E.Hoxhën, Kapllanin dhe Isakun. Kundërsulmi i Teutës ishte “vrasës”, me Salillarin që ishte ndër më të mirët në fushë. Pas kësaj humbjeje, Pogradeci rrezikon mbijetesën.

Pëllumb Starova

Pogradeci - Teuta

“Poker” i Skënderbeut

Skënderbeu shkatërron Elbasanin 4-0 me një lojë bindëse, ku spikati Demollari me dy gola, ndërsa Çoçi dhe Durollari shënuan nga një herë. Në pjesën e parë rastet kanë qenë të shumta për korçarët, por shtylla i ka ndalur dhe shpërthimi ka ardhur pas pushimit. Fitorja mund të ishte edhe më e thellë, me verdheblutë që zhgënjyen totalisht.

Llazi Saro

Skenderbeu - Elbasani

Shkëndija nuk fal

Shkëndija e Durrësit ka mposhtur me shifrat 3- 0 Besën, në një ndeshje të dominuar nga skuadra e trajnerit Kuçi. Duda, Bytyqi dhe Kërtusha u bënë protagonistë të golave për Shkëndijën. Besa u mundua të reagonte në pjesën e dytë, por e kishte të pamundur, pasi mbrojtja e skuadrës vendëse ishte në një ditë të mirë, duke lënë pak hapësira.

Jeton Rexhmati

Sh.D. - Besa

Në Lushnjë s’ka fitues

Lushnja dhe Dinamo kanë barazuar 1-1. Një rezultat që është fiksuar që në pjesën e parë. Blutë kaluan në avantazh me Canin, ndërsa Bilbili ka shënuar në portën e tij, duke barazuar rezultatin. Pjesa e dytë ka qenë shumë më e mirë për Dinamon, që ka humbur disa mundësi shënimi. Ky ishte barazimi i parë për Lushnjën këtë sezon.

Lushnja - Dinamo

Alban Alushi

U-17 KS B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

U-17 K1 A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

Apolonia mposht Tomorin

Apolonia ka mposhtur minimalisht Tomorin, duke marrë tri pikë të rëndësishme. Goli i Sulës në minutën e 49-të ka bërë diferencën, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund. Fierakët ushtruan presion të vazhdueshëm në portën mike, derisa gjetën golin. Beratasit u munduan të reagonin, por nuk kishin forcën e duhur për të barazuar.

Mikel Mbriçaj

Apolonia - Tomori

Pepa - Vlora

Fieri - Butrinti

U-17 K1 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"