Moshat U-17 | Tirana pa “frena”, bind Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2017 | 18:25

Moshat U-17 | Tirana pa “frena”, bind Vllaznia

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Bardheblutë s’përmbahen

Tirana e Sulejman Memës vazhdon të shkëlqejë në kampionatin e paratërinjve. Edhe dje bardheblutë mposhtën Porton me shifrat e pastra 2-0, duke hedhur një hap të sigurt në krye të grupit A. Veriu kaloi në avantazh Tiranën, pas një asisti të Drilon Murrjas. Ishte ky i fundit që në minutën e 56-të vulosi fitoren e bardhebluve.

Abdulla Dushku

Tirana - Porto

Akademia nuk fal

Akademia mposht Kukësin dhe ruan vendin e dytë në grupin A. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur nga të dyja skuadrat, me kuksianët që u dalluan në luftën për topin e parë. Ekipi i Bozos kaloi në epërsi me anë të Arbër Mehmetllarit. Në pjesën e dytë, Coraj i sapofutur, dyfishon shifrat, ndërsa afër fundit J.Ademaj vulos rezultatin 2-1.

Abdulla Dushku

Akademia - Kukesi

Vllaznia thyen të kuqtë

Me nga një gol në çdo pjesë, Vllaznia ka mposhtur të kuqtë e Partizanit, duke vijuar garën për një vend në “play off”. Skuadra shkodrane ka zhvilluar një ndeshje të mirë, ku fillimisht ishte Hoxha që shënoi, ndërsa më pas Qardaku dyfishoi shifrat. Pritej që miqtë të reagonin, por nuk e kishin forcën e duhur për të përballuar kuqeblutë.

Admir Uruçi

Vllaznia - Partizani

Shkëndija bën tris

Shkëndija e Tiranës ka triumfuar 3-2 ndaj Internacionalit, në një ndeshje ku dominoi. Leci u bë protagonist me një dygolësh, ndërsa ai që vulos fitoren ishte Shabani. Për vendësit e Internacionalit shënuan Çela dhe Llalla, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i Plorit të dilte me pikë nga ky takim. Skuadra e Pinarit luajti mirë dhe meritoi 3 pikët.

Abdulla Dushku

Internacional - Sh.T.

Olimpiku, fitore shprese

Olimpiku ka arritur një fitore në luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore U-17. Skuadra e Alpin Gallos bindi ndaj Laçit, duke shënuar tre gola. Protagonist absolut u bë Avdiu me dy gola, ndërsa Memaçi trefishoi shifrat. Vlen të theksohet se ndeshja ka nisur me 35 minuta vonesë, për shkak të mungesës së ambulancës dhe forcave të rendit.

Olimpiku - Laci

Abdulla Dushku

KS U17 A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Përmbysje e Flamurtarit

Flamurtari ka siguruar një tjetër fitore, ku ka mposhtur Besën me shifrat 2-1. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, ku nuk kanë munguar rastet për shënim nga të dyja skuadrat. Kavajasit kaluan në avantazh me Çelhakën, por në pjesën e dytë Merkaj u bë hero për vlonjatët. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, sulmuesi u dha fitoren vendësve.

Kastriot Brahimaj

Flamurtari - Besa

Dinamo ndal Teutën

Teuta ka hedhur një hap fals në shtëpi ndaj Dinamos, duke ia komplikuar vetes. Skuadra durrsake, edhe pse ka shënuar që në minutën e parë me Hoxhën, nuk ka arritur të ruajë rezultatin, pasi A.Cani për blutë ka përmbysur gjithçka me një dopietë. Në fundin e pjesë së parë, Kapllani i çoi shifrat në 2-2 dhe gjithçka u mbyll me këtë rezultat.

Jeton Rexhmati

Teuta - Dinamo

Vendos goli i Hoxhës

Një gol i Hoxhës në pjesën e dytë ka vendosur ndeshjen e djeshme në Durrës. Shkëndija ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme, duke mposhtur Skënderbeun, që kërkoi me çdo kusht golin e barazimit, por nuk ia arriti. Pas 21 jav- ësh kampionat, skuadra e trajnerit Domi ndodhet në vendin e tretë dhe ka shanse për zonën “play off”.

Jeton Rexhmati

Sh.D. - Skenderbeu

Supergol i Bernard Agës

AF Dinamo ka likuiduar Pogradecin në shtëpi, duke treguar një formë të shkëlqyer. Skuadra e drejtuar nga Ergi Lubani shënoi fillimisht në minutën e 25-të. Talenti Bernard Aga, pas një goditjeje të shkëlqyer nga jashtë zone, ka lënë të shtangur portierin mik, duke realizuar një supergol. Ndërsa në pjesën e dytë është Koxhaj që mbyll llogaritë.

Abdulla Dushku

AF Dinamo - Pogradeci

Në Lushnjë s’ka fitues

Në stadiumin “Roza Haxhiu”, Lushnja dhe Elbasani barazuan pa gola. Shifrat e bardha ishin rrjedhë logjike e një lojë të ekuilibruar dhe me pak raste për të shënuar. Paratërinjtë lushnjarë vijojnë të mbeten në fund dhe larg skuadrave të tjera. Praktikisht, Lushnja ka rënë nga Kategoria Superiore, ndërsa verdheblutë mbetet ende të rrezikuar.

Lushnja - Elbasani

Alban Alushi

KS U17 B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

Beselidhja - Iliria

Veleciku - Burreli

K1 U17 A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

Luftetari - Tomori

Pepa - Apolonia

K1 U17 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"