Moshat U-17/ Tirana merr një triumf të artë me Shkëndijën, thyhet edhe Vllaznia

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Mars 19, 2018 | 20:05

Moshat U-17/ Tirana merr një triumf të artë me Shkëndijën, thyhet edhe Vllaznia

U luajtën sfidat e javës së 17-të në Kategorinë Superiore, për moshat U-17. Tirana mori një fitore të artë me Shkëndijën, ndërsa Vllaznia u thye nga Porto. Më poshtë, të gjitha sfidat e luajtura këtë javë.

Moshat U-17

Tirana është e pandalshme në kampionat, teksa fiton edhe ndaj Shkëndijës, duke u “arratisur” në krye të grupit B. Pas hapit fals të Vllaznisë, tashmë skuadra e Migen Memellit qëndron e para me katër pikë më shumë se shkodranët. Në fakt, ndeshja ndaj Shkëndijës nuk ka qenë e thjeshtë për bardheblutë. Edhe pse fillimisht ishte Muçi që kaloi në avantazh Tiranën, skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive, reagoi shpejt me anë të Çekës, duke barazuar shifrat. Loja u ekuilibrua ndjeshëm dhe pavarësisht përpjekjeve të skuadrave, pjesa e parë u mbyll 1-1. Në të dytën ishte autogoli i Xhekollarit që prishi balancat, duke favorizuar ndjeshëm vendësit që vulosën gjithçka me Muçin, i cili ishte më i miri në fushë për të dyja skuadrat. Goli i K. Hoxhës afër fundit vlejti vetëm për statistikë, pasi Tirana e administroi mirë rezultatin dhe fitoi me shifrat 3-2. Javën e ardhshme, paratërinjtë e Tiranës do të luajnë në transfertë kundër Portos. Abdulla Dushku

Capture

Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1

 





www.minuta90.com