Moshat U-17/ Tirana merr kreun, ndalet Vllaznia. Besa e pandalshme, Partizani thyen Internacionalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 16:56

Moshat U-17/ Tirana merr kreun, ndalet Vllaznia. Besa e pandalshme, Partizani thyen Internacionalin

U luajtën sfidat e javës së 16-të në Kategorinë Superiore për moshat U-17. Më poshtë, rezultatet e të gjitha takimeve. Vllaznia ndalet nga Shkëndija e Tiranës dhe zbret në vendin e dytë. Skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” ka marrë një pikë ndaj shkodranëve kampionë në fuqi, duke i befasuar që në pjesën e parë. Goli i shpejtë i Malit për kuqeblutë krijoi idenë se ndeshja do të fliste për miqtë. Mirëpo, Shkëndija reagoi shpejt dhe arriti të barazonte në minutën e 26-të me anë të Gjetës. Skuadra e Kumbarçes rezistoi deri në fund, duke iu bërë ballë sulmeve të Vllaznisë.

Miqtë u munduan me të gjitha mënyrat për të shënuar golin e dytë, por e patën të pamundur, pasi mbrojtja e Shkëndijës u tregua në lartësinë e duhur. Rastet nuk munguan, me vendësit që më shumë preferuan të kundërsulmonin. Të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, por gjithsesi rezultati nuk ndryshoi dhe gjithçka u mbyll pa fitues. Javën e ardhshme, Vllaznia ka një takim relativisht të lehtë ndaj Portos, ndërsa Shkëndija do të luajë kundër kryesuesve të Tiranës. Abdulla Dushku

Capture

Capture10

Capture9

Capture8

Capture7

Capture6

Capture5

Capture4

Capture3

Capture2

Capture1

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"