Moshat U-17/ Tirana goleadë dhe argëtim, Besa dhuron spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 16:42

Moshat U-17/ Tirana goleadë dhe argëtim, Besa dhuron spektakël

U luajtën këtë javë ndeshjet e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore për moshat U-17. Tirana fitoi bindshëm në shtëpi ndaj Akademisë AAS, ndërsa Vllaznia e vendit të dytë u ndal në një barazim. Në grupin B, Besa e Kavajës bën ligjin, duke fituar edhe këtë javë ndaj AF Dinamo. Më poshtë, të gjitha takimet.

Moshat-U-17-470x353

Tirana likuidon Akademinë AAS në një ndeshje të dominuar totalisht. Skuadra bardheblu ka fituar thellësisht me rezultatin 5-0 në takimin e luajtur në “Skënder Halili”. Loja nis menjëherë nën dominimin e Tiranës, ku në minutën e 16-të është Brahja që kalon në avantazh bardheblutë me një goditje të saktë brenda zone. Ekipi mik duket i pafuqishëm për të reaguar dhe në fundin e pjesës së parë vjen dyfishimi i rezultatit për Tiranën. Është Fixha që me një goditje në formë parabole e dërgon topin në rrjetë. Dominimi i skuadrës së Migen Memellit do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë. Në të 54-tën është përsëri Braja që trefishon rezultatin. Në të 69-ën do të vijë dhe goli i katërt për Tiranën, pas një aksioni model me pasime të shpejta të finalizuar nga Musai. Ndërsa në minutën e 79-të, Stafa shënon golin e pestë dhe të fundit të ndeshjes. Kështu, Tirana merr një fitore pa shumë mund dhe vazhdon të kryesojë bindshëm grupin A të Superiores. Artin Lleshaj

Capture10 Capture9 Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"